Search This Blog

Saturday, July 24, 2010

Traditat dhe zakonet

Dasma dibrane: Një kod i përpiktë, nga batutat e deri te gjobat dhe roli i dajove

Pas katër orësh udhëtimi përtej maleve, që nga Kukësi, më në fund mbërritëm në qytetin e Dibrës (Peshkopi), ku pa humbur kohë, duke pyetur e duke kërkuar, takuam disa nga burrat e moshuar të qytetit, të cilët pranuan të na rrëfenin mbi ritualet e kësaj treve. Dasma, lindja e vdekja edhe në këtë krahinë të Shqipërisë, patjetër që ka veçantitë e tyre, rritet dhe zakonet e shumta, që sigurisht nuk pretendojmë t'i zbulojmë sot deri tek e fundit... Ashtu si në ditët e sotme, ku para kurorëzimit vajza dhe djali pyeten nëse do ta duan njëri-tjetrin “në të mirë e në të keqe”, “në hidhërim e gëzime”, për t'u betuar më pas para Zotit, edhe në atë kohë, në Dibër, para imamit apo shehut, çiftit i bëhej e njëjta pyetje; 73-vjeçari dibran, Bajram Çenga tregon për “Shekullin” se “atëherë firmosej edhe në letër, pra me ligj kjo gjë, ashtu siç unë e kam bërë para 50-vjetësh...”. Përsa i përket pajës së nuses, për dibranët ajo nuk ka qenë tepër e rëndë; “Dy ose tri veshje komplet për nusen, ishin të detyrueshme në çdo rast. Por, kërkesat nga ana e shtëpisë së dhëndrit mund të shkonin deri në 7 apo 8 palë veshje, gjë që në atë kohë e rëndonte tepër familjen e nuses. Stolitë e nuses ishin napoleonat e varura në qafë e në veshje, si dhe monedhat e vjetra turke që shpoheshin dhe përdoreshin në vend të vathëve”,- thotë xha Bajrami. Dhuratat e para, shenja të fejesës, ishte shamia ose shalli për vajzën dhe riza për djalin. Më vonë piheshin kafet në të dyja shtëpitë dhe vendosej dita e martesës.

Krushqit marrin nusen

Gjithmonë, për të marrë nusen, krushqit e dhëndrit shkonin në numër tek. Do të ishin 7, 9, 13 ose 15 vetë, jo më tepër. Nga krushqit, tre prej tyre duhet të ishin shumë të përgatitur ose siç thotë populli “të rrahur me vaj e me uthull”. Njëri prej tyre nevojitej të ishte shumë i mençur e me përvojë të madhe, tjetri duhej të ishte me xhepat plot me pare, pasi “mund të gjobiteshin” nga krushqit e nuses. Ndërsa i treti kryesor i krushqve të dhëndrit, duhej të zgjidhej “trim e sypatrembur” në mënyrë që nëse teprohej me ngacmimet nga krushqit e nuses ose nga daja (që mund të kërkonte para shumë) ai të vepronte duke iu kërcënuar atyre. Të gjithë këta krushq që shkonin për të marrë nusen, ishin burra. Nusja mbulohej me duvak dhe me flamurin kombëtar. Atë e shoqëronin vllezërit dhe nuni apo kumbari. As lodrat apo veglat e tjera muzikore që kishin, nuk binin derisa nusja futej në kufirin e fshatit të dhëndrit. Atje i prisnin në hyrje të fshatit të gjithë me gëzim, lodra e këngë. Në raste të rralla, ndodhin edhe ngatërresa, sidomos kur takoheshin dy palë krushq. Në këto raste, njëra palë duhej të hapte rrugën dhe tjetra të kalonte, e duke mos lëshuar asnjëri fill, kanë ndodhur edhe vrasje. Madje, këtu në fshatin Shuman, gjendet një episod i habitshëm natyror me 22 gurë përballë njëri-tjetrit (11 në secilën anë) dhe një gur të 23-të të veçuar. Për 11 gurët e anës së majtë, të gdhendur nga natyra, njerëzit thonë se janë krushqit e gurëzuar, ndërsa në anën matanë ndodhet një gur i përkulur, për të cilin thonë se është nusja. E çuditshme është, se dhe në krahun tjetër janë 11 gurë. Tregojnë, se dikur ndodhi që dy karvane me krushq, një në ardhje e një në kthim, u vunë përballë në rrugën e ngushtë. Asnjë nuk i hapi rrugë tjetërit dhe u... vranë, e u gurosën... por këto lloj ngatërresash kanë qenë të rralla në Dibër dhe legjendat e moçme tregohen me të qeshur...

Pazari i dajave për nusen

Sigurisht, që nuk mund të harronim në këtë shkrim, episodin e pazarit të dajos së nuses me dajon e dhëndrit dhe krushqit e tjerë...
Një tjetër dibran i hershëm, madje i njohur dhe respektuar në gjithë zonën, siç ishte Ahmet Eqeremi, zbulon për ne një nga momentet më interesante të dasmës dibrane;
Përballja mes dy dajave, loja e zgjuarsisë, këmbimet e batutave dhe një alegori e retorikë e mrekullueshme gjallonte në të tilla raste, e ndoshta dhe sot, por e reduktuar në ndjeshëm, deri në zhdukje të këtij zakoni.
“Atje kishte një ndeshje mendimesh, intelekti dhe shpeshherë shoqërohej me një garë për trimëri e pasuri...”,- thotë Eqeremi. “Në muhabet e sipër, fillonte daja i vajzës që kishte të drejtat e veta; Ai do të pyetej për vajzën, por edhe do të kërkonte. Daja i nuses e niste duke kërkuar një sasi të madhe lekësh. Pastaj fillonin shokët e vet, “Jo, jo se i kemi miq! I kemi të dashtun. Prandaj ule këtë vlerë...”. Më tej, dilte një shok tjetër i dajos së nuses dhe thoshte: “Prapë shumë e ke, ne do çojmë vajzën nuse aty, ndaj ule edhe pak”. Më në fund, arrinte që daja i dhëndrit jepte shumë pak, ndonjë peshqesh për atë që bënte kafen, ndonjë dhuratë tjetër për nusen dhe një bakshish të vogël për derën. Shumë pak ishin ata që nuk të falnin. Nuk ishte dëshirë e dibranit për të ngacmuar mikun. Shumë rrallë, miqtë dilnin të pakënaqur nga dhomat. Në këto momente shpalosej urtia e krushqve mes batutave dhe frazave shumë të matura që këmbenin me njëri-tjetrin, duke dashur të ulnin çmimin që daja i dhëndrit duhet t'i paguante dajos së nuses. Shprehjet përdoreshin tepër alegorike dhe nuk ishin asnjëherë direkte: “Shqiponja ishte njëherë lart, por tani o ul në një kep...”,- që do të thotë se kanë qenë kohëra më të mira, por tani daja i dhëndrit është keq ekonomikisht. Më tej, oratoria vazhdonte me shprehje të tjera: “Rrasa atje në një arë, por miqtë e mi nuk më rregullojnë groshët...”. Kur daja kërkonte lekë mund t'ja niste “shtëpia është t'u më ra...”. Ndërkaq hidhej një nga krushqit për ta zbutur dajën: “Vërtetë është shtëpia duke të ra, por na ke ne, të ndihmojm na!”. Pastaj daja e kthente: “Më ndihmoni ju, por jeni larg”, ndërkaq dikush tjetër mund t'ja kthente dajës, “me burrat tanë bëhemi shumë, nja 1000 plita t'i pres unë...”. Por, ka pasur edhe raste kur krushqit nuk janë marrë vesh dhe daja i nuses ka kërkuar shumë lekë, aq sa krushqit e dhëndrit kanë mbetur pa nuse dhe janë detyruar të vijnë më pas, e ta marrin me forcë vajzën...

Nusja shikohej nga unaza

Para se nusja të hynte në shtëpi, dhëndri zinte një vend “strategjik” nga ku mund të shikonte gruan e tij të ardhshme. Ndërkaq, dhëndri nxirrte unazën dhe e vinte në sy në mënyrë që ta shikonte nusen për herë të parë nëpërmjet saj. “Unë vetë e kam parë nusen ditën e dasmës që brenda unazës”, tregon Mendu Lusha. “Më parë ne nuk kishim bërë takime dhe aty unë e pashë gruan me duvak, për herë të parë, nëpërmjet unazës së florinit”. Pastaj, nusja ndalej te porta e shtëpisë dhe në dy krahët i futeshin bukët, pastaj kungujt. Teksa hynte brenda nusja, i hidhnin edhe një gjel mbi kokë. “Me një hatllagi (shkopi që hapen petët e byrekut) hoxha i ngre pastaj duvakun nuses.

Rritet kur hyn nusja tek dhëndri

Më tej, nusja hynte në shtëpinë e dhëndrit ku bëhej dasma me aheng të madh. Tri ishin veglat kryesore të muzikës; Çiftelia, lodra dhe cula (vegël e ngjashme me gërnetën), ndërsa shumë më vonë u fut edhe violina. Ndërkaq, dilte dhëndri dhe qëllonte tri herë në një kodër me pushkë. Kuptimi ishte i disafishtë; Dhëndri është gjallë, por edhe që tani nusja dhe krushqit janë në mbrojtjen e tij. Nusja atë ditë vetëm rrinte e heshtur. Hedhja e orizit, grurit dhe vënia e bukëve në duart e nuses, nuk ishin fenomene fort të dukshme por megjithatë kryheshin. Nuses i vihet edhe raki që ta derdhë me këmbë, e cila është për të hequr të keqen bashkë me rakinë, e cila konsiderohet si një e keqe më vete. Bashkë me rakinë derdhet edhe një gotë e ujë, për të hequr syrin e keq dhe për t'i sjellë çiftit fat të mbarë. Por, derdhja e rakisë atje ku shkelte nusja, bëhej edhe për ta ruajtur nusen që të “mos ta zinte magjia”.

Nata e parë e dhëndrit me nusen

Atë darkë, kur nusja për herë të parë mbyllej pas darkës me dhëndrin brenda në dhomë, shokët e dhëndrit nga jashtë dhe në oborr, këndonin këngë ngacmuese duke e vënë në lojë dhëndrin e ri. Ata qeshnin me dhëndrin e hidhnin valle. Dibrani Mendu Lusha, teksa bisedon me ne, kujton disa vargje që ja kanë kënduar atij vetë gjatë martesës: “Pjergull o, moj pjergull o, i lë vetë beqarët në livadh, duke kullotur gomarët...”. Shokët ngacmonin me lloj lloj batutash: “Dhëndër, mos e fal nusen për sonte...”. Por duhet pasur parasysh se të gjitha këto batuta këmbeheshin dhe thuheshin nga njerëzit e afërt, pra brenda gjakut, pasi në dasma nuk thërriteshin shokët e punës apo njerëzit që nuk ishin në fis. Teksa është ngjitur lart nëpër shkallë, për të shkuar i lumtur në natën e parë të tij me nusen, ai tregon se të gjithë tentonin ta gjuanin kush më lehtë e kush më fort. “Na këndonin te dera dhe pas 20 minutash futeshin nuset e dajës, daja dhe të afërm të tjerë dhe së bashku hanim petullat”. Me ngrënien e petullave, ia niste nusja e pastaj dhëndri e më pas të gjithë të tjerët që i rrethonin. Pas kësaj, të afërmit ngriheshin dhe i linin vetëm nusen me dhëndrin. Të nesërmen në mëngjes, ajo që duhej të zgjohej e para e shtëpisë dhe të dilje përjashta ishte nusja e re. Duke mbajtur përdore një djalosh 5-6 vjeçar, nusja shkonte tek çezma e fshatit apo qytetit dhe mbushte ujë. Të paktën kështu ka qenë kjo traditë, deri vonë në Dibër...

Më tepër se një grua?

Eqeremi, i njohur tepër brenda dhe jashtë sektit mysliman të zonës, tregon se “martesa me shumë gra në fenë myslimane është e ndaluar kategorikisht. Por, ka një përjashtim; Në rast se gruaja e parë vdes, ke të drejtë të martohesh me të dytën, ose nëse gruaja e parë ka lindur 5 fëmijë dhe nuk është në gjendje t'ju shërbejë siç duhet, atëherë burrit i lind e drejta për të marrë një grua të dytë. Gjithmonë, kur merret pëlqimi edhe nga gruaja e parë. Një kusht i vendosur nga feja islame për burrin, është që ai duhet të kujdeset në mënyrë të veçantë për të dyja gratë. Nëse i ble njërës një rrobë, duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe me tjetrën. Nëse i rregullon njërës një dhomë, duhet ta bëjë këtë gjë edhe për nusen tjetër. Pra, duhet t'i trajtojë gratë në mënyrë sa më të barabartë”.

E vërteta e Kastriotëve Dibranë të Kidnit Nga Haki Koltraka

Nga sa thotë Volterano kuptohet se gjon Kastrioti i tha historianit që ta quante Gjon Dibrani dhe më shqip se kaq nuk mund të thuhet e vërteta e Kastriotëve Dibranë të Kidnit. Herodoti përmend mbretin Kidni dhe Trojen e tij, Volterano përmend Gjon Dibranin dhe Trojen e tij, Dhimitër Frangu e thotë shqip: të fundit ranë, qyteti i Shkodrës dhe ai I Kidnës. Pra Kastriotët bij të mbretit Kidni jetonin në qytetin Emathja të Kidnës i cili konturohet me lagjet e tij në formën e një shqiponje gjigande. Në krahun verior ky qytet ka lagjet: As-Tush, Celi-Asi, Fajkue, Kaluer, Kodra e Pareve, Kulla e Gjonit, Pusi i Gjonit, Kodra e Gështenjës i rrethua më mure të cilat duken edhe sot e kësaj dite.në qendër të qytetit Emathja zgjatur në lindje me toponim Thekna dhe Vrenjt që duken si koka të shqiponjës që mbajnë mbi krye Malin e Bardhë i cili me bardhësinë e tij është një copë e madhe prej alabastri të pastër në të cilin nuk rritet asnjë lloj bimësie. Trupi i qytetit Emathja vazhdon me kalanë e Tur-Valisë ose me qartë Vrulli i Volitshëm me Volezën, kishat e Kastriotit, Trojen, Kastriotin, Varret e Kastriotit, Kroin e Kastriotit me Kuke, Troivjoll, Varret e Kidnit, Varret e Troivjollit, Kullën e Troivjollit, Muresat e fortifikuara, Kullën e Lalit dhe Kroin e Tushit në përëndim. Krahu tjetër i qytetit shqiponjë përbëhet nga lagjet, Solomon, Vaj, Brest Epër, Brest Poshtë, Kishat, Lerat e Skurës, Kodra e Kullës së Asit. Në odat e Kidnës kam dëgjuar vazhdimisht pleqtë kur thonin se qyteti ishte aq i madh sa macja kalonte çati më çati e pinte ujë në Dri të Zi. Kulla e Gjon Kastriotit ndodhet pikërisht në këtë qytet shqiponjë të quajtur Emathja. Gjergj Kastrioti lindi më 6 maj 1405 në kullën e Gjon Dibranit në Emathja të Troivjollit në Kidë të Dibrës Poshtë. Ishte dita e festës së Shën Gjergjit kur lindi djali dhe meqë edhe stërgjyshi i tij quhej Gjergj kjo u quajt shenjë mirësie dhe u pagëzua në kishën e Kastriotit me emrin e shenjtë Gjergj Kastrioti. Hoxhë Brunga në vitin 1970 më ka lënë amanet që ta shkruaj se Gjergj Kastrioti ka lindur në qytetin Emathja në lagjen Celi-Asi. Këtë ia ka thënë profesor i historisë kur vazhdonte studimet në Stamboll. Marin Barleti e thotë qartë se Gjergj Kastrioti lindi në Emathja dhe me të vërtete kulla e Gjon Kastriotit ndodhet në Celi-As, Troj Kastriot të Qytetit Emathja. Kjo ditë e lumturueme e bëri Gjergj Kastriotin të famshëm i cili më vonë iu dha titulli Skëndërbe. Po kështu Marin Barleti thotë se Skëndërbeu u kthye me 300 dibranë në Dibër Poshtë. E gjithë lufta e Skëndërbeut e përshkruar nga Marin Barleti identifikon qartë se Dibranët ishin epiqendra e ushtrisë së tij, qëndresa, balli i betejës, në daç për ushtarë në daç për komandantë, në daç për besë në daç për trimëri, në daç për zgjuarsi. Dibranët qëndronin përkrah Gjergj Kastrioti duke zbatuar zakonet e fisit e të vëllazërisë Epirotas-Pellazg, se në të mirë e në të keq vëllau do ti qëndrojë besnik vëllait deri në vdekje. Por në të njëjtën kohë zbatohej edhe ligji i lashtë i fisit Ilir se mbreti është populli dhe populli është mbreti. Ndaj dhe Dibranët, këta vëllezër të gjakut të Skëndërbeut Kidnak shkonin në luftë përkrah tij pa shpërblime. Të tjerët Skëndërbeu i paguante deri në një dukatë në ditë.



Origjina e Kidnës

Origjina e Kidnës dhe e bijëve të vetë Kastriotit është një dhe e pandarë qëkur Zoti vendosi këtu njeriun e parë tek Kryqi Ujor, që në Etruskishtën e vjetër do të thotë Kidine. Kryqi Ujor natyral formohet nga derdhja e lumit Seta dhe Grama në Drin të Zi. Kronikat turke e thonë qartë se Gjon Kastrioti kur u mund nga Sulltani i cili mori peng edhe djemtë e tij, u kthye në krahinën e tij që ndodhet midis Matit të Dibrës dhe e cila është dhe Kidna e tij. Kthimi i Gjergj Kastriotit në atdheun e tij e tronditi aq shumë sulltanin duke e hidhëruar pa masë, ndaj sulltani caktoi të katërtin kalif të Anadollit Ali Pashën duke e vënë në krye të 40 mijë forcave ushtarake për ta sulmuar Skëndërbeun në fushën e Troivjollit në qytetin e Kidnës, Emathja për ta zbuar atë me gjak e me farë. At Binard Bilota i pari prift i të parit fshat arbëresh i quajtur Fransita në Italinë e Jugut në veprën e çmuar të tij "Shpata e Skëndërbeut në Dibër Poshtë" e përshkruan këtë betejë të 29 qershorit 1444 në Livadhet e Troivjollit në Dibër Poshtë ku në krye të këtyre livadheve ndodhet edhe sot katundi i vogël me të njëjtin emër. Sot ndodhet katundi Kuke ku është toponim original Troj-Viogjel ose si është shkruajtur Troivjolli. Marin Barleti dhe At Binard Bilota japin datën e betejës 29 qershor 1444 por Binard Bilota na bën një përshkrim më të hollësishëm si emrat e gjeneralëve të Ali Pashës, vendosja në të majtë e në të djathtë të Dibrës, po ashtu gjeneralët e Skëndërbeut dhe vendosjen në të majtë e në të djathtë të Dibrës në përballje me secilin general turk. Bilota na flet për etapat përgatitore të Skëndërbeut i cili shkonte kullë më kullë në Dibër duke u dhënë zemër vëllezërve të tij Dibranë tek të cilët kishte shpresat e fitores. Dibranët i kthyen edhe plugjet edhe veglat e tjera të punës në shpata. Dibranët dhuruan me mijëra kokë bagëti të cilat u therën për luftatarët e Skëndërbeut. Në drejtim veri-jug të livadheve të Troivjollit u hapën transhe të cilat u mbuluan për ti përdorur si kurthe për kalorësinë turke ditën e betejë. Në Troivjoll të Kidnës në Dibër Poshtë çdo gjë ishte bërë gati. Kjo betejë u zhvillua duke respktuar rregullat e luftës sa asaj kohe ku ushtritë kundërshtare para fillimit të betejës vendoseshin përballë njëra-tjetrës të rradhitura gati për tu rënë borive të sulmit të përgjakshëm aty në Troivjoll.



Ali Pasha

Ali Pasha hyri me 25 mijë forca nga Kosova drejt Dibrës Poshtë nga ana veriore e Drinit të Zi dhe vendosi shatorren e tij pranë fshatit Topuzë. Pjesën tjetër prej 15 mijë forcash të komanduara nga Abdu Xhafari e vendosi në fushën e Ohrit 6 orë larg fushës së Troivjollit për të goditur pas shpine Skëndërbeun në fushën e betejës. Me të rënë dielli në majat e Runjës e Kurorës së Lurës filloi beteja. Një betejë shiu e breshëri bëri që që për një moment të ndalej beteja. Pas pushimit të rrebeshit beteja filloi përsëri me sulm nga ana e Skëndërbeut. Ali Pasha kish vënë komandën në perëndim të fushës së Troivjollit ku edhe sot quhet Tabe e Ali Pashës. Forcat e Ali Pashës gati të përgjysmuara nga Skëndërbeu nëpër prita ku luftëtarët turq thonë se në zabele edhe zogjtë linin pendët dhe pas çdo lise e guri qëndronte një shqipëtar që të godisnin me shigjetat e tyre helmuese. Këto prita synonin së pari kapjen rob dhe asgjesimin e oficerëve dhe komandantëve turq. Skëndërbeu i vendosi forcat e tij në formë patkoi në lindje të fushë betejës së Troivjollit. Rrezet e diellit u binin në sy turqve duke ua vështirësuar dy luftimet. Në një moment kritik Ali Pasha gati u zu rob. Oficerët e tij e ndihmuan duke e lidhur pas barkut të kalit dhe bashkë me ta u fsheh në një ferrë të madhe poshtë Tabes në drejtim të Shatorreve duke pritur ardhjen e Abu Xhafarit nga fusha e Ohrit që sot quhet fusha e Sheherit dhe me të vërtetë që është 6 orë larg me fushën e Troivjollit në Dibër poshtë. Sot ruhet toponim i Tabe e Ali Pashës dhe ferra e Pashës. Si Marin Barleti, At Binard Bilota, historianët turq Idriz Tiblizi, Shehrezade, Emerin, Anonimat etj e përshkruajnë këtë betejë si më fatalen në tërë luftrat që turqit kishin bërë deri atëherë. Siç e thamë që beteja e Troivjollit është e para dhe e fundit nga betejat e Skëndërbeut i cili i pranoi rregullat e asaj lufte me rradhitje. Një betejë e tillë me rradhitje të formacioneve të ushtrisë nuk mund të zhvillohet në pyje të dendura, në male të rrëpira, në moçalishte e në ferra përveçse në livadhet e Troivjollit të cilat janë në formë rombi me gjerësi 3 km nga derdhja e përroit të Troivjollit deri në derdhjen e përroit të Terzishtit në Drin të Zi dhe

7 km nga vorbulla e rrasës së Sukës deri tek kulla e Gjon Kastriotit.



Historianët

Historianët shqipëtar, turq etj, thonë se ushtarët turq shumica të plagosur ngaqë i shtërngoi fort si në darë ushtria e Skëndërbeut në ikje e sipër u mbytën në Drin të Zi duke iu lutur më kotë Zotit që ti shpëtonte. Cila fushë është kaq pranë Drinit të Zi sa fusha e Troivjollit në Dibër Poshtë? Megjithëse epiqendra e luftimeve ishte midis përroit të Troivjollit dhe përroit të Tërzishtit ajo pati shtrirje në fushën e Asit të Thatë deri në Gjorajce e në Kobën në Përroin Shkumaje. Kurse në tërheqje forcat turke u shkatërruan në veri të Dibrës poshtë si në Durresa, fushë të Shkumbatit deri në thellësi të maleve të veriut, Kala e Doda duke u dërmuar me shkopinj në ikje e sipër. Fan.S.Noli thotë se në betejën e Troivjollit, Skëndërbeut i ranë 120 kapedanë midis tyre edhe kushëriri nga nëna, Kuqo Suli. Këta kapedanë janë varrosur në Troivjoll ku sot quhen Varret e Vogjla, Varret e Kidnit, Varret e Dragojve. Në betejë të Troivjollit mori pjesë princesha e Kidnit Mamica Kastrioti 38 vjeçare. Ajo i kishte dhënë fjalën babës Gjon Kastriotit se po nuk u kthye gjallë Gjergji armët e tua do ti ngjesh dhe do të luftoj me lavdi për të mbrojtur mbretërinë, atdheun e të parëve, për Trojën tonë, Arbërinë. Shkurtimisht po i përmend këto pjesë pasi më gjerë i kam shtjelluar në librin "Kastriotët e Kidës Skëndërbegas" ku sqaroj se varri i Juvanit mbi Xhytet është varri i Gjon Kastriotit të cilin e thërisnin Juvani. Fitorja e Troivjollit u dha zemër shqipëtarëve dhe dështoi plani i sullatnit për ta shuar Skëndërbeun me gjak, farë e vëllazëri. Këtij plani i qëndroi me 6 gusht 1456 edhe sulltan Mehmeti i cili duke i prerë në besë Kidnakut, besë të cilën ata ja dhanë kur ua kërkoi masakroi 22 mijë burra, gra, pleq, fëmijë, 8 mijë ishin burra Kidnakë, këtë thotë Skëndërbeu përpara senatit të Romës (ishin 8 mijë burra nga gjaku im që po ti kisha ato tani nuk do të kisha nevojë për ndihmën e askujt. Me këto fjalë ai tregon se është me gjak e me farë vetëm Kidnak. Këto dy beteja të orientuara në vend origjinën e Skëndërbeut vërteton atë që sulltanët ia dinin se ku e kishte origjinën Skëndërbeu, në Kidë dhe vetëm në Kidë të Dibrës Poshtë. Si përfundim: Kastriotët janë bij pasardhës të mbretit Kidni. Qyteti i Kidnës quhet Emathja. Troivjolli është në Kidë të Dibrës Poshtë. Beteja e Troivjollit u zhvillua më 29 qershor 1444 në livadhet e Troivjollit në Dibër Poshë. Të gjitha toponimet janë ekzakte dhe ruhen deri në ditët e sotme origjinale siç i kemi paraqitur në këtë studim historik të vërtetë. Me të drejtë zoti Xhelal Ndreu intelektual i shquar i cili zotëronte 5 gjuhë të huaja ka thënë: Sa fatlumë janë këta njerëz që Zoti i vendosi në Pellgun e Asit në Troivjoll të Kidnës në këtë oaz Perëndie. Kurse historiani dr. Aleksandër Lambrekt ka thënë se: "Me historinë e Shqipëtarëve krenohemi të gjithë dhe veçanërisht Shqipëtarët kanë të drejtë të krenohen me historinë e tyre madhështore.

SUF -XHELILI(NDREU) Ky Tmerr i Serbo-sllaveve

--------------------------------------------------------------------------------
Suf Xhelili - Ky Tmerr i Serbo-sllavëve


Me siguri (i lindur më 1875) barriste rrugëve të Lisivalles teksa burrat shqiptarë kuvendonin në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Por një lidhje e çuditshme do të ekzistonte deri në fund të jetës së tij me këtë kuvend madhor,me këtë akt epokal të trimërisë shqiptare përballë shpërbërjes nacionale të saj, Mbase lidhja e një ngjarjeje,me jetën e një fëmije duhet kërkuar pikërisht në faktin se gjithë vitet më pas të Suf Shelilit dëshmuan përpos kalimin fizik të tyre edhe faljen e plotë në dobi të pavarsisë së krejt trojeve shqiptare, Në këtë „falje“ ka veç të tjerash edhe tym e krisma lufte,edhe ëmblësinë e ninullave të Lisivalles,edhe borë e breshër nga Nëntë Malet e Dibrës,




Gjithësaherë,prej gjithkujt që do të ulet të meditojë lidhur me këtë burrë,unë do t’i këshilloja : shko e shihi kullat e Sufës në Lisivalle, Nëse ato janë të rrënuara merr një gur prej tyre,peshon histori, Nëse edhe gurët nuk janë më,merr një fill bari në atë vend ku më parë ishin kullat, Edhe ajo do të rëndojë bile më shumë se një gurë, Vetëm duhet ta ndjesh në zemër këtë peshë, Më shumë si kilogram fizik do kuptosh në vetvehte tonelata dhimbjeje, Po pse dhimbje ?

Sepse Suf Xhelilit,deri përpara do kohe nuk i shkonte kush tek varri, Mos u habisni ! Po,po, Suf Xhelilit, , , , Thonë,ka qenë komandant i zgjuar,thonë fliste pak,thonë se sulmet nisnin kur shkrepte pushka e tij,thonë se të shtënën e pushkës së tij e njihnin në Dibër të gjithë, Thonë, , , Unë di vetëm kaq : Suf Xhelili ky tmer i serbo-sllavëve !

Nermin Vlora Falaski është shprehur : „Shqipërinë e kanë mbrojtur gjatë shekujve bijtë e saj më të mirë, Do përmendim vetëm dy prej tyre,dy Dibranë të shquar,të cilët ja kanë falur edhe jetën atdheut : Elez Isufi dhe Suf Xhelili që populli i ka fiksuar në gojëdhëna,i ka ruajtur me dashuri në arkën e kujtimeve të çmuara, Vijueshmëria e veprimtarisë së tyre patriotike ende nuk është në gjendje të thuret plotësisht me anën e dokumenteve, Por përpjekjet e tyre dalin nga zëri,nga zemra e popullit që u ka kushtuar atyre këngë legjendare“, (Nermin Vlora Falaski“Kreshniku i Dibrës“,fq, 210),

Suf Xhelili,pos të tjerave ka pasur një fat të madh në jetë, Është nipi i legjendarit Elez Isufi, Në këtë lidhje gjaku vështirë se anatomia bëhet përcaktuese, Xhaxha e nip,përpara anatomisë do ti bashkonte ndjenja e kulluar e shqiptarizmës, Madje edhe kur thuhet se këta ishin antiserbë deri në çastin e fundit,duhet kuptuar se instikti drejt kësaj herezie është tek e mbramja ndikimi për një nacionalizëm të kulluar, Për kaq kohë ndjenja e pavarësisë territoriale gjallon,kuptohet ajo është në kundërshti të plotë me rrezikimin moral e fizik të atdheut, Bashkëkohësit e kujtojnë Sufën me krenari sidomos në betejën e Kolesjanit aq e përfolur sot për dimensionet e saja epike si në Shqipëri dhe në ish-Jugosllavi, Kolesjani,kjo kështjellë natyrore shqiptare do të ishte përpara së gjithash një fushë betejë midis shqiptarizmës dhe etjes sllave për zaptimin e trojeve të iniciuar ndofta pesë shekuj më parë prej ëndrave të Car Dushanit, Gjakftohtësia në kulmin e betejës ishte natyrë e dytë e tij, Sado e komplikuar të ishte situata,sado vdekja t’u vinte rrotull pozicioneve Sufa do të ishte gjithmonë në pragun e vdekjes por duke biseduar me jetën, Për turp të Artit Ushtarak Shqiptar duhet thënë se pikërisht ky fshatar i mënçur nga Dibra duhej studiuar me imtësi, Veprimet dhe energjitë luftarake të tij,të përshtatura me situatën dhe resurset njerzore mbeten një mister përpara të cilit do të përkulen me veneracion të gjithë ushtarakët shqiptarë, Sidomos në kushtet e sotme kur arti ynë ushtark po ndahet përfundimisht nga teoria ushtarake leniniste,beteja e Kolesjanit duhet të renditet ndër të parat nga mënyra e organizimit sipas pikëpamjeve të luftës popullore,

Më pas pushka e tij do të shkrepte kudo ku „shkelnin „ ëndrat serbe, Dhe shkrepja ishte me të vërtetë gjëmë madhe, Ka ndodhur të sulmohen sërbët në Manastir, Janë thyer dhe kanë thënë: aha,na ka sulmuar Sufa, Po atë ditë,luftime janë kryer edhe në malin e Vrahiçit, E përsëri,mjaft serbë të zënë rob kanë deklaruar : Na ka sulmuar Suf Xhelili, , , Ish-kapiteni serb Stavro Belishica ka shkruar ;

„Kur e shoqëruam Elez Isufin nga Dibra e Madhe për në Sllovë,kishim marë urdhër në rastin më të parë që do të na krijohej mundësia, Prania e Sufës,mënyra se si ai organizoi mbrojtjen e ngjeshur rreth Elezit me malësorët,bëri të dështojë qëllimi ynë, Ne dridheshim përpara Sufës, Ai na shtypte me shikimin e tij të rëndë dhe na impononte këndvështrimin ose vdekjen e sigurtë“, (Xhelal Ndreu „Kujtime të Pabotuara“ - marrë nga Stavro Belishica në vitin 1941 ),

Sufa nuk ishte përbindësh, Shtatmesatar,i urtë,fisnik deri në flijim për çështjen kombëtare ai do të ngjitej thuajse i vetëm deri në lartësirat marramendëse të legjendës, E atëhere ? Si shpjegohet tmerri serb prej tij ? Historia e Ballkanit është mjaft e trazuar, Në te janë shtresëzuar gjurmët e sa e sa betejave midis kombeve,midis njerëzve që u përkisnin fiseve të ndryshme,midis etnive, Në këtë shtresëzim,në një kapërthim thuajse tragjik janë gjendur kurdoherë shqiptarët me sllavët, E nëse shqiptarët njihen si popujt më të lashtë të Ballkanit,dihet se shumë shekuj pas tyre,ortodoksët sllavë të Ukrainës erdhën deri në kufijtë veriorë të principatës së Ballshajve, Prej këtej do të ngjizej konflikti i madh për mos t’u shuar edhe sot në Evropën e qytetëruar, Një rresht burrash trima e të mençur do ta mbronin kombin,gjuhën dhe trojet e të parëvet të shqipes deri në ankthin e tyre sublim, Ndër ta është edhe Sufa,padyshim i veçantë ndaj urrejtjes që bartëte për serbët, Në këtë lidhje gjaku e për më tepër thirrje e gjakut të të parëve do të rritej trimëria dhe krenaria e Nëntë Maleve të Dibrës, Ka një moment në jetën e Sufës,të cilin e përfolën aq shumë historianët tanë „ të edukuar“ me mësimet e Partisë kuqe sllavo shqiptare, Një moment i cili do të bënte që për pesë dekada,emri i Sufës të ishte në krye të anonimatit gjigant në kujtesën kombëtare, Flirti i tij me Esat Pashën, Dihet se ky i fundit i ofroi Suf Xhelilit,para,tituj,grada e poste, Por ky si pranoi kurrë, Dihet se gjithashtu se prapa Esatit ishin qarqet ultrareaksionare e shoveniste serbe, Por ky „flirt“ mendohet të jetë një nga ato lojëra të mençurisë popullore Dibrane, Momenti i „bashkëpunimit“ të Esatit me Sufën do të gjallte habi tek disa krerë të parisë së dibrës dhe vetëm kaq, Ndërsa largimi i tyre,jo vetëm do të çlironte shumë patriotë nga ankthi,por do të diskreditonte përfundimishtë të përkdhelurin e serbëve,Esatin për të cilin Shqipëria ishte vetëm pronë për t’u ndarë edhe pse rrezikohej liria dhe etna e jonë, Dhe „ndarja“ e Esatit me Sufën ka qenë pothuaj tmerruese për serbët, Në një letër që patrotët dibranë i dërgojnë Elez Isufit thuhet: „Këtu,Dardha,Reçi dhe Lura po ju presin juve ose Suf Xhelilin dhe ju lutemi që një orë e më parë të vini këtu, Suf Xhelilit nuk munda me i shkrue letër veçmas,mbasi nuk mu ndodh letër, Por presim që një orë e më parë të vini ose të çoni Suf Xhelilin, Për këtë punë dhe ne ju lusim dhe krejtë krahina dhe katundet e këtushme, Vëllezërit tuajik Xhelili dhe Miftar Kaloshi“,

(Elez Isufi,dokumente,fq, 132),

Forcat esadiste po përgaditeshin për luftë vëlla me vëlla duke paracaktuar kësisoj fatin e betejave të mëvonshme me serbët, Por kjo luftë nuk u bë falë ardhjes së menjëhershme të Suf Xhelilit,pjekurisë dhe trimërisë për të marrë mbi vete edhe disa romuze që nuk i kanë takuar kurrë trimit, Fill pas kësaj,duke denoncur paktin Esat-Pashiq për daljen e forcave serbe në Durrës,do të organizohej beteja e Qafës së Trojakut, 2000 ushtarë serb të vrarë dhe mbi 1000 të zënë rob jo vetëm do të pengonin serbët në daljen e tyre në Adriatik por do të shokonin artin ushtarak të Shtabeve të Beogradit,duke rishfaqur një dimension të zakonshëm të tij,atë të frikës përballë dibran¨¨eve që udhëhiqeshin nga Sufë Xhelili, Më pas, së bashku me trimat,ai do të shpalloste humanizmin e racës sonë, Të gjithë robërit,mbaheshin me bukë e ktheheshin për në vend të ytre të çuditur me shpirtin e madh të luftëtarit, Ngase e donte Dibrën dhe krejt Shqipërinë pa serbët,ngase inspironte për demokraci të vërtetë,Sufë Xhelili qe i pari në Dibër që u vu në mbrojtjen e shtetit të parë demokratik disamuajsh të Nolit, Në kuvende,në odat e burrave,apo pyjeve e maleve të Dibrës,ai do të shprehej me shumë simpati për Nolin dhe ato çka deshi të bënte ky, Vizioni i tij politik,megjithëse i mjergulluar në kohë e situata të ndryshme do të ishte kurdoherë i qartë pro demokracive të Perëndimit Eurpian, Dhe skish si të ndodhte ndryshe, Një jetë e lodhur luftëtarësh të pambarim do të donte të shuhej vetëm duke parë lindjen e kësaj demokracie,

Arkivat e heshtura serbe nuk kanë folur akoma, Por dihet se një plumb nga dora tradhëtare gjeti zemrën e Suf Xhelilit në dhjetorin plot mjergull të vitit 1924, Natyrisht plumbi nuk mund të qëllonte do këngët,bëmat,bisedat dhe legjandat për këtë dibran që u bë tmerri i fqinjit të vet grykës,

Miqësitë e lidhura shumë vite më pas të Hoxhës me jugosllavët do të lëndonin deri dhe gurët e varrit të Sufës, Gjithsesi ai mbijetoi përmes idealit të tij,duke u shfaqur i plotë në ditët tona,

Elez Isufi (Ndreu) - Gjenerali me gjetan i Shqiperise

Elez Isufi - gjeneral me gjetan i Shqipërisë


Jeta e kryetrimit Elez Isufi , më ka shëmbëllyer kurdoherë me atë ndriçimin thua krejt ëngjëllorë të ikonëve të papërsëritshme të Selanicasit . Sa më shumë ujra rrjedhin , sa më shumë borëra borërojnë në Nëntë Malet e Dibrës , sa më shumë kujtesa e gurëve hesht , aq më pranë vjen jeta e atyre që u lindën , u rritën , jetuan dhe i mbyllën sytë me mendimin fatlum se dhanë diçka për etninë shqiptare.




Mjafton vetëm një çast meditimi rreth veprës së gjeneralit me shijak , të kuptosh se brënda teje lëvizin dramat e mëdha e të përgjakshme të Dibrës , Lumës , Kolesjanit , Gostivarit , Pejës , Gjakovës , Prizrenit dhe Shkupit. Dhe ti pas kësaj e ndjen vehten të pafuqishëm , hesht dhe futesh në shungullimën e betejave ku veçmas dëgjohet zëri i Elezit , i prerë dhe komandues midis mijëra thirrjeve . Engjëjt e ikonave të Selenicasit takohen me gjeneralin popullorë vetëm në përfytyrimin tim pasi jeta e tij do të luftonte për paqën e popullit të vet deri në rrahjet e fundit pa e shijuar asesi çastin e pritur të lirisë.

Ardhur në jetë , në mesin e shekullit të kaluar , famijëria e Elez Isufit do të endej midis trazirave të natës së gjatë osmane. Edhe pse në agoni të saj , kjo natë e gjatë për shqipërinë dhe krejt popujt ballkanik nuk do të largohej nga skena e luftërave dhe pushtimeve për t’ia liruar vëndin agut. Për më tepër , si ajo bisha që parandjen fundin , ckërmitjet makabre do të ishin të pranishme në çdo ditë të jetës shqiptare. Kur e thërrasin për të kryer ushtrinë nën urdhërat e Portës së Lartë , e kupton se është rritur plotsisht dhe është bërë për pushkë . Por natyrisht shpirti i tij i lirë dhe krenar nuk mund të vihej nën urdhëra. Rrëmben armët dhe bashkohet me kaçakët Dibranë dhe Lumjanë duke u bërrë tmerr i koshalleve turke.

Ka qënë nëntori i vitit 1878 ai që mbledh trimat e Dibrës në një kuvend të rrallë tek sa i dërgohet një memorandum Turqisë ku i kërkohej në mënyrë të prerë për një sërë reformash që do shpinin trojet shqiptare drejt një të ardhmeje plot shpresa. Dy vjet më pas , po në Dibër mblidhet kuvendi mbarëkombëtar ku përpara të gjithave 300 trimat shqiptarë tokin duart e lidhin Besën se nuk do lenë shkjaun apo turkun të coptojë vatanin. Po kështu , në vitin 1899 , në malet e Dibrës do të mblidheshin 1000 burra , përfaqsues të viseve veriore që miratuan dhe u dhanë frymarje vendimeve të Lidhjes Shqiptare të Pejës , e cila në thelb kërkonte autonominë dhe etninë e pacënuar shqiptare . Luftërat dhe koshallet e turkut i mprehën trimërinë Elez Isufit . Kuvendet e trimave i falën pjekurinë dhe gjykimin për ta ndjerë Shqipërinë kurdoherë si nënë e pafat. Jeta e varfër , privacionet e njëpasnjëshme do ta paisnin me durimin e madh por edhe dashurinë e madhe që vërtet kishte lindur në lisat e Sllovës , por çelet sythe malli prej Ulçini deri në Prevezë , prej Vlore deri në Gjilan e Manastir . Kur Turgut Pasha digjte e shtrinte përdhe fshatra të tëra në Kosovë dhe Maqedoninë Shqiptare , zemra e Elez Isufit therej. Lajmi se na kërkon besën gjenerali me shijak u hap në çdo vatër të Nëntë Maleve të Dibrës , dhe u mblodhën plot 2000 burra që thanë njëzërit ; „ Hajt na priftë e mbarra o trim ! Pas teje . . !I paisur jo vetëm me aftësi ushtarake por edhe me zgjuarsi dhe intuitë natyrale , krytrimi i Dibrës , me këtë akt për mbrojtjen e Kosovës , u thoshte fuqive Europiane , në ag të shekullit se shqiptarët janë një popull me vetëdije kombëtare . Gjdo pjesë e trupit është dhimbshur, gjdo gurë e shkrep ka një histori të vetën për të cilat shqiptarët nuk munt të falin lehtë. Në vjeshtën e largët të vitit 1908 , atëhrë kur mëndjet e ndritura shqiptare do të mblidheshin në Manastir për të përcaktuar alfabetin e shqipes , ishte tepër vështirë të punoje hapur dhe pa pengesa , e në këtë rast , u thirr besa dhe trimëria e burrit prej Sllove. Në krye të 200 bijve e bijave dibranë Elez Isufi u ngarkua për mbrojtjen e Kongresit të Manastirit duke dëshmuar kësisoj përveç trimërisë edhe dashurinë pakufi për dije . Më pas , kur një gjeneral jugosllav i tha Elezit se ke prishur një barrë flori për të çelur shkollën e parë shqipe në Dibër dhe asnjë shpërblim nuk ke marë , ai iu përgjegj me atë fjalën e shtruar dhe të thellë , „ Dëgjo more zotni gjeneral ! Edhe në dashta unë plaku me e tradhëtue Shqipninë , nuk do lajnë me e ba këte punë ata fëmijët aty , që mësojnë e këndojnë shqip . . “.

Lëvizja Kombëtare Shqiptare , drejtohej njëherësh në dy kahje , edhe kundër natës shekullore osmane , edhe kundër synimeve aneksioniste të fqinjëve jugorë dhe veriorë të cilët në situata të Veçanta nuk rreshtin në veprime kafshërore për coptimin e kufirit të pambrojtur arbëror. Përmes klithmave të rrepta të vetë ligjit të egzistencës , ndër atdhetarët shqiptarë u thir falja e gjakut mes vetit , duke ndaluar makinën e verbër të krimit mesjetar . Jo rastësisht , në një nga Kuvendet e burrave të Dibrës , Elez Isufi i çon fjalë gjaksit të vet Hysen Dacit , duke i thënë se donte t’i fliste në sy të burrave , iu drejtua Elezit ; „Të kam ardh sipas zakonit . M’ke thirr e du me t’dëgjue Elez Aga ! . Elezi çohet në këmbë e duke e parë drejt në sy i thotë : „Ta kam falë gjakun o hysen Daci . Tash e tutje hajt të mendojmë për Dibrën , Kosovën e krejt Shqipninë ! . Akoma pa u çliruar burrat e odës prej çudisë (s’ishte lehtë të falje gjakun ) Hysen Daci me lotë në sy e duke përqafuar plakun trim përshpërit ;“Ke besën time e të krejt fisit Elez Aga. Na qite prej kullave ku rinim tash sa vjet. Por nuk do fshehena ferrave. Na ke krejt në komandën tande !.

Në rrafshin e qëndresës titanike të shqiptarëve për ruajtjen e kufijve të tyre veriorë , padyshim emri i Elez Isufit metet i gdhendur jo vetëm në kujtesën dhe këngët e popullit , por më së shumti edhe në analet e diplomacive të fqinjëve tanë . Dhjetra e qindra letra e telegrame , biseda e memoare , në dosjet e arkivave të Vjenës , Shkupit , Selanikut dhe Romës do të flisnin pa dyshim me gjuhën e ftohtë por konkrete të fakteve . Kushedi në sa arkiva fle çudia trimërore e Qafës së Kolesjanit , 3000 luftëtarë shqiptarë , të udhëhequr nga Elez Isufi , Ramadan Zaskocit dhe Islam Spahiut zunë pozicionet e tyre prej Lakut të Dardhës e deri në Qafën e Drinit të Zi. Ushtarakë serbë , të sigurtë në operacionin e tyre , pasi dispononin rreth 2000 ushtarë dhe të armatosur më së miri , u rreshtuan në dy fronte. I pari kalonte ; në vijën Gjakovë - Qafë e Prushit - Vau i Spasit - Qafë e Malit - Pukë ; dhe fronti i dytë : Qafë Kumbullës - Mirditë - Lezhë . Strategët tanë popullorë , ku Elezi pa dyshim luajti rolin e vet parësorë , goditën armikun pothuaj në të gjithë frontin me tendencën për ti çuar ata drejt Grykës së Kolesjanit . Qëllimi u arrit dhe për 48 orë kjo Grykë ushtoi nga shungullimat e armëve. Bijtë e shqipes , të lodhur , të pangrënë dhe të paarmatosur , guxuan të hidhen në pozicionet serbe nën dridhmat e një hakmarjeje shekullore ndaj fqinjit vrasës dhe dinak . Më pas , në zyrat e luftës në Beograd , Kolesjani u quajt „ Tragjedia serbe e shekullit „. Rrafsh 12000 serbë të vrarë e të plagosur. Rreth 2000 të zënë rrobër. Gjithsesi shqiptarët askurrë nuk kanë qënë të pangopur edhe në fitoret e tyre. Elez Isufi , ende pa u shlodhur prej lodhjes së betejave , përmes dhimbjes për djemtë dibranë që kishin falur në Kolosjan pranverat e tyre , urdhëroi që asnjë prej rrobërve serbë të kësaj beteje të mos vritej , madje as të poshtrohej. Mbi jetët e tyre veproi vetëm ligji human i robërve të luftës. Nëse ky akt vihet përballë djegjeve , lançimeve , vrasjeve pa faj që serbet kanë bërë në tokat shqiptare , atëherë shumkush përveç superioritetit të racave , nënkupton edhe shpirtin e gjërë shqiptar.

Dihet prej shumkujt mbështetja që Elez Isufi i dha Ismail Qemalit për ngritjen e Flamurit në . Nëntorin. e vitit 1912 . Mes dy burrave do të lidhej një miqsi e thellë e orientuar kurdoherë drejt lirisë së trojeve shqiptare. Edhe pse këto troje u coptuan padrejtësisht në Londër në 1913 , serbët vazhdonin veprimet luftarake duke kërkuar daljen në adriatik . Më 14 gusht 1913 , Elez Isufi flet me kryetarin e shtetit Ismail Qemalin ku bashkëlidhen veprimet në përballimin e situatave dhe ofensivave serbe. Luftëtari plak kthehet në Sllovë , jep kushtrimin dhe duke ndarë detyra djemve për Dibrën , niset për çlirimin e trojeve shqiptare në Dibër të Madhe e Prizëren , ku masakra serbe , merrte jetë të pafajshme grashë e fëmijësh për të përkundur ëndrën shovene të perandorisë sllave.

Për këtë periudhë Haki Stërmilli shkruante ; „në qytet , tabakhaneja nga thrtore bagëtish u kthye në thrtore njerëzish. Qytetit i vinte era gjak njeriu , kudo mbizotëronte pasiguria dhe një heshtje tmerri“. Këtu 84 - vjet më parë , masakra serbe ideuar dhe zbatuar prej mbretit Pjetër , vazhdon të lëshojë ende klithma , britma e kujë të parëfyeshme . Gjithsesi kjo masakër nuk e ligu Elez Isufin. Në krye të trimave të tij ai vazhdon sulmet e rrepta duke shfaqur i pamposhtur dhe stoik në qëndresën e tij për ruajtjen e kufijve shqiptarë. Në një letër drejtuar Kristo Dakos në Selitë , midis tjerash Elez Isufi shkruan : „ Pra se të shkruaj këto ngjarje , dua t’ju kallzoj qëllimet që ka serbia për Shqipërinë , megjithse Zotnija Juaj mund ta dije mirë : Serbia ka për qëllim të sjellë bashkimin e popujve të Ballkanit ndër frenat politike të saj. Këtë politikë kërkon ta vëje në përdorim duke filluar së pari me kombin shqiptar pasi e din se ky Komb i mjerë është më pak i fuqishëm se të tjerët. Për këtë ka shti në veprim të gjitha mjetet që ka pasur. Më së pari , deri sot , ka derdhë 2 milion dinarë brenda shqipërisë për të sjellë ngatëresat e duhura e kështu të pengojë Qeverinë e Tiranës për të mos u rregullue e me mos marrë fuqinë dhe shëndetin që duhet. Shpenzimet që të mbahet gjallë kjo propagandë, sikur e kallzoi vetë me gojë një farë gospodini Puniço Hakiç inspektor i kufijve para komandantit tonë z. Ali Rizai me të cilin u poqën më 20. 10. 1921 në Reç rreth Drinit , ka nda një kredi të posaqme prej 3 milion dinarësh. Me këtë politikë , Serbia , apo të themi ma mirë sllavizmi, kërkon të mbizotnojë mbi të gjithë brezin e Adriatikut . . . Më 26. 10. 1921, armiku mësyn rreptësisht , me të gjitha forcat , llogoret tona. Kjo luftë e rreptë vazhdoi tre ditë rresht deri më 28. 10. 1921 , ditën e premte në mbrëmje. Kudo që bënte yrysh armiku ndodheshin para britmës shqiptare „A besa a Besë „ me dorë Ahaaa haaa ! e prej valës së pushkëve tona shtërngoheshin me u zbrapsë tue lanë disa të vrarë në tokë. Në këtë luftë si dhe në ato më të parat i dhanë shkelmin kësaj lufte dy oficerë dhe një artilier. Këta tre oficerë e diftuen veten me të vërtetë se ishin të zotët me komandue ushtrinë shqiptare e me i dalë zot nderit arbruer . . . (Gazeta „Dielli“ 13. shkurt. 1922)

Elez Isufi , hyn padyshim në plejadën e ndritur të burrave shqiptarë të cilët jo vetëmparandjenë situatat ballkanike të fillimshekullit tonë por edhe inicuan me atdhedashurinë e tyre një sërë qëndresash masive duke dëshmuar trimërinë , zgjuarsinë dhe vetë historinë e kombit të tyre një sërë qëndresash masive duke dëshmuar trimërinë , zgjuarsinë dhe vetë historinë e kombit të tyre të coptuar. Lëvizja e marsit 1922 ashtu dhe ajo e qershorit 1924 synuan të kontrollonin në rrafshin politik shqiptar idenë e emancipimit shoqëror , alternativën demokratike midis dogmave që kishin marë udhën për të ardhur në shqipëri. Në atë greminë ku po shkonte Shqipëria kish vërtet nevojë për bukë e dije , për udhë e spitale , por veçmas kish nevojë për rend kushtetues e ligje që do të buronin prej halleve të popullit. Një Asamble Kushtetuese do të mund të ndalte kësisoj vrullin drejt greminës. Vizioni largpamës i plakut trim prej Sllove , bëri që krejt veprimtaria e tij në këto vite të drejtohej në përkrahje të forcave demokratike të intelegjencës shqiptare duke dëshmuar veç intuitës politike edhe vullnet që kombi i tij të futej në rrjedhat e qytetërimeve të reja Europiane.

Por gjithmonë meraku i tij i madh do të mbetej Shqipëria e ndarë në disa pjesë . Edhe pse Noli i ofroi detyra e poste , edhe pse bastioni verior i Qeverisë së Nolit ishte Dibra e Elez Isufit , edhe pse mosha dhe dekadat e betejave në sype , Shqipëria Etnike do të ishte kurdoherë kryebiseda dhe zëri i ëmbël i pushkës së tij. Përballë këtij përfytyrimi të shqipërisë gjithçka tjetër shëndrohej në rrëkeza mali që derdhen brigjeve të lumit me shtratin në historinë mijravjeçarëve të Kombit. Në shtatorin e vitit 1924 , së bashku me Sheh Shehatin , i drejton një protestë Qeverisë së Nolit për t’ia përcjellë Lidhjes së Kombeve ku kërkohet ndreqja e padrejtësive kufitare në përgjithsi e veçmas qyteti i Dibrës lënë në duart e serbëve. Një muaj më pas , në tetorin e viti 1924 , së bashku me një grusht trimash ai vetë sërish në Kosovë duke parë me syrin e një strategu luftarak regjimin e ruajtjes së kufirit , duker llogaritur forcat e për më tepër duke biseduar ndër miq të vet në Dibër , Gjakovë e Prizren për unifikimin e veprimeve të përbashkëta. Trazirat shqiptare do ta ligështonin trimin , e gjithsesi në tërë atë terr lëvizjesh diplomatike të fqinjëve dhe shteteve europiane. Elezi do të thëriste për armet gati. Më 7. nëntorë. 1924 , nga Peshkopia , Elezi i shkruan Bajram Currit ; „ Stuacioni që pashë në Kosovë, dëfton nevojë të madhe që z. juej të ndodhet në Krumë. Krejt populli i Kosovës e shohin të domosdoshme që të ndodhemi afër tij. Prandaj nuk duhet ta vononi aspak këtë çështje, por sa më parë dhe me ta marrë këtë letër , të niseni pa vonesë. Qështjen e çmoni dhe vetë zotnia e juej . . Në qoftë se nuk i merrni parasysh nevojat që ju pata përmend, atëherë miqësia dhe besa që kemi me njëri tjetrin më shtërngon dhe më detyron me ju sigurue se do të merret nëpërkëmbë si nderi i Zotnisë Sate , ashtu edhe nderi i popullit të Kosovës . . . “ (Arkivi Qëndrorë i shteti viti 1924. Dosja 8 , fq. 167. ). Dy muaj më pas kësaj letre , plumbat do ta godasin pas shpine trimin duke marrë jetën. E nisur në luftë , jeta e këtij shqiptari të madh , do të shuhej po në luftë si për t’u treguar brezave se pa Shqipëri të lirë e të bashkuar nuk mund të ketë jetë në paqë për gjdo shqiptar.

Një gur bri një murane në Sllovë, ka heshtur për shtatë dekada rresht. Erërrat mbi të flisnin me gjuhën e kujeve dhe vajtimi të bëhej se luftonte përjetësisht me harrimin. Diktatura komuniste nuk mund ta ringrinte mitein e gjeneralit me shajak pasi ai luftoi tërë jetën ndaj serbëve. Ylli i kuq nëpër bustina nëpërkëmbën nderin shqiptar, harruan gurgullimat e përenjëve të gjakut që derdhëm ne , për t’u mbrojtur nga fqinji verior. Mbi djemt , nipërit e Elez Isufiot , ranë shpejt tragjeditë e kalvarit komunist. Në luftë me turqit, me slavvët, me italianët dhe gjermanët , kullave të Elez Isufit iu rrëzuan binarë, gurë e qoshe. Si për ironi të fatit e qejf të sllavit, Enver Hoxha i sheshoi ato kulla me fitilat e dinamitit. Por krimi dhe ndëshkimi shfaqen kurdoherë pranë njeri - tjetrit. Ndërsa emri i të parit u mallkua , prej miliona shqiptarëve, Elez Isufi mbeti në historinë tonë duke bërë nder asaj , duke pasuruar me jetën dhe veprën e tij.


Isa Ndreu atdhetari yne i madh

Homazh



Isa Ndreu, atdhetari ynë i madh


Nga Hajri Mandri



Në krah të djathtë të aktivitetit politik të Isasë ishin intelektualë të njohur si Nermin Vlora (Falaski), ambasadori Renxo Falaski, avokati Adem Hodo nga Saranda, me banim në Florida të Amerikës, i cili, kur e pyetën të afërmit e tij në Shqipëri, për diasporën, u tha: “Kemi një lule në diasporë që e ka emrin Isa Ndreu”, sociologu i njohur shkodran me banim në Nju York, Loro Stajka, publicisti i talentuar shkodran me banim në Paris dhe botues i revistës “Koha e Re”, Lec Shllaku, etj...





Isa Ndreu, ky kolloz i madh i emigracionit në diasporën shqiptare, u nda nga jeta këto ditë, në Firence të Italisë, duke lënë në kujtesën e bashkëatdhetarëve, imazhin e personalitetit të shquar, për kumtin atdhetar, frymën kombëtare dhe aktivitetet e organizuara, në lëvizjet plitiko-shoqërore të emigrantëve në diasporë, përgjatë më shumë se gjysëm shekulli.





I lindur në vitin 1919, në Sllovë të Dibrës, në një familje të madhe feudo-borgjeze, e njohur për tradita të shkëlqyera patriotike, me një plejadë intelektualësh të shquar dhe me udhëheqës të njohur në plan kombëtar dhe ndërkombetar. Nën shembullin e figurave të shquara të kësaj familje si, Elez Isufi, Sufë Xhelili, Cen Elezi, Dali Ndreu, Esat Ndreu, Xhelal Ndreu e dhjetra intelektualë të tjerë të shquar të kësaj familje që punonin në administratën e lartë të periudhës para komuniste, do të shërbenin si modele për të edukuar dhe frymëzuar në shpirtin e Isa Ndreut ideale të larta që kapërcejnë kufinjtë e vetvetes.





Fëmijëria e tij vijoi rrugët e dijes nga nga shkolla e Kastriotit të Dibrës, në Normalen e Elbasanit, në Fakultetin Ekonomik Manzoni në Itali dhe do t’i përfundonte në Fakultetin e Drejtësië në Firence. Pas diplomimeve të tij, Isaja do t’i përkushtohej fushës së administrim-biznesit, ku aftësitë e tij do të shkëlqenin në industrinë e prodhimit të bizhuterive, pasi bleu dhe vuri në prodhim një uzinë prestigjioze të zbukurimeve të argjenda, bizhuve, ndërtuar brenda një plantacioni të madh ullinjsh, në mes të Firences. Për Isa Ndreun nuk ishte i mjaftueshme vetëm suksesi ekonomik, zemra e tij rrihte për dheun e të parëve të tij, ajo energji e brendshme shpirtërore e shtynte drejt mecenizmit, humanizmit dhe atdhetarizmit.





Patriotëve të shquar në diasporë me të cilët kishte bashkëpunim të vazhdueshëm, u përsëriste postulatin e tij “Duajeni Shqipërinë dhe punoni për të, sepse është nderi ynë”. Në krah të djathtë të aktivitetit politik të Isasë ishin intelektualë të njohur si Nermin Vlora (Falaski), ambasadori Renxo Falaski, avokati Adem Hodo nga Saranda, me banim në Florida të Amerikës, i cili, kur e pyetën të afërmit e tij në Shqipëri, për diasporën, u tha: “Kemi një lule në diasporë që e ka emrin Isa Ndreu”, sociologun e njohur shkodran me banim në Nju York, Loro Stajka, publiçistin e talentuar shkodran me banim në Paris dhe botuesin e revistës “Koha e Re”, Lec Shllaku, e sa e sa të tjerë...





Më 1974, me prezencën e intelektualëve më të shquar të diasporës, të ardhur nga vendet perëndimore ku banonin shqiptarë, Isa Ndreu, në një takim madhështor në Firence shpalli Partinë Bashkimi Demokrat Shqiptar, si bartëse dhe përçuese e mesazheve të bashkimit, bashkëpunimit, integrimit mbarëshqiptar për të mbajtur gjallë ndjenjën e dashurisë për atdheun dhe për t’i treguar botës perëndimore se ku e katandisi Shqipërinë regjimi i egër stalinian. Si zëdhënëse të saj, PBDSH pati revistën “Koha e Re”, e cila u sponsorizua dhe u shpërnda falas në diasporë për 30 vjet resht, nga Isa Ndreu.







Në një shkrim te “Gazeta e Athinës” datë 24.05.2002 në një artikull të zgjeruar me titull “Figura të shquara të diasporës, gazetari grek me origjinë të hershme shqiptare Kristo Zharkalli, shkruan: Një ditë më habiti kur mora një letër nga dora e Isa Ndreut, këtij njeriu të famshëm, të cilin e kish shkruar, me dorën e tij. Më shkruante disa radhë dashamirësie. (“Jam shumë i kënaqur që kemi një bashkatdhetar në zemër të Greqisë dhe se revista jonë çmohet prej jush dhe do t`ju lutesha nëse aty ka shqiptarë të tjerë u bani të njohur revistën tonë. Ju pres me u taku në Firence dhe dëshiroj me ju konsiderue mik”.





Që atëherë kam patur korrespondencë të rregullt, takime me të dhe më ka ndihmuar në mënyrë të vazhdueshme ashtu si dhe shumë intelektualë të tjerë. Isa Ndreu bënte një jetë aktive kombëtare dhe ruante lidhje të ngushta me të gjithë qarqet e emigracionit shqiptar, dhe sidomos me arbëreshët e Italisë dhe me kosovarët e emigracionit. Revista “Koha e Re” e drejtuar nga publicisti i njohur shkodran Lec Shllaku i cili banonte në Paris, (këtu botonte dhe revistën) u bë zëdhënëse dhe shprehëse e aspiratave kombëtare shqiptare, e kultivimit dhe gjallërimit të ndjenjave të zjarrta të mëmëdhetarizmit, dhe ishte një informim i rëndësishëm politiko-kulturor që lidhte shqiptarët me mërgimin e pas viteve 1974, në kohën e acarimit të kulmit të luftës klasore në Shqipërinë e izoluar nga diktatura komuniste.





Me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Skënderbeut, ishin Isa Ndreu dhe Lec Shllaku, respektivisht kryetari dhe sekretari i Partisë Bashkimi Demokrat që i vunë emrin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeg” një sheshi në Paris të Francës. Ishte përpjekja e parreshtur e Isa Ndreut, devocioni dhe këmbëngulja e tij që në vitin 1978 u miratua sheshi nga Bashkia e Parisit (Këshilli Bashkiak) me kryebashkiakun Zhak Shirak. (Sot President i Francës).





Ishte një manifestim mahnitës dhe prestigjoz i intelektualëve emigrantë në diasporë, të ardhur nga Italia, Greqia, Amerika, Kanadaja, Gjermania, Australia për të inaguruar sheshin “Skënderbej” të Parisit. Të gjitha shpenzimet e këtij aktiviteti ndërkombëtar sponsorizoheshin nga Isa Ndreu, deri edhe biletat e udhëtimit të pjesëmarrësve dhe akomodimi i tyre. Isa Ndreu në kujtimet e miqëve, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të tij ishte vërtetë një mit. Ai ishte një biznesmen i përmasave të mëdha, i cili çante tregjet ndërkombëtare deri në Japoninë e Largët me prodhimet e bizhuterive të argjendta prodhuar me cilësi të lartë nga Uzina e tij e prodhimeve të bizhuve zbukuruese prej ari e argjendi.







Nga ana tjetër ai ishte një mik i ngrohtë, i dashur dhe human, korrekt dhe shumë i sjellshëm. Kur u takuam në fillim me Lec Shllakun në Tiranë, i cili erdhi më 1993 për të njohur PBD-në, në Shqipëri, u habita që ai nuk përmendte asnjëherë emrin Isa pa i vënë përpara ofiqin Zotni. Pastaj kam patur fatin si Sekretar i Përgjithshëm i PBD, të komunikoj me Isanë, duke e patur edhe kryetar partie të PBD, në Kongresin e III dhe të IV. Ishte një njeri që na thoshte kurdoherë: Ndihmoni Shqipërinë, demokracinë, të shpëtoni nga komunizmi dhe mbështetni Partinë Demokratike me president Berishën. Në vitet kur qeveriste PD dhe President ishte zoti Berisha, Isa Ndreu u dekorua me urdhërin e Lartë “Për veprimtari të shquar në dobi të çështjes kombëtare shqiptare”.







Takimet me zotin Berisha, Isa Ndreu i kujtonte si ngjarje të mrekullueshme të jetës së tij, pasi atij i mbushej zemra me frymëzim e mallëngjim kur shikonte të përparojë e të demokratizohet atdheu i tij, Shqipëria. Ai vdiq në moshën 86-vjeçare, duke u ndarë nga ne si një meteor në qiellin e kaltër të dashurisë amtare që lë prapa vazhdën e ndritur. Ashtu si figurat e shquara të artit dhe kulturës edhe ato të biznesit ndërkombëtar pasurojnë thesarin e historisë sonë kombëtare. Le të mbeten këto shënime në vend të një homazhi për veprën dhe jetën e tij.

Kujtim Nga Jeta E Selman Ndreut

NGA Dr LAZER RADI maj 1993
Ishte vera e viti 1937 plote 56 vjete me pare.Njeqind studente shqipetare,dhjete nxenesit me te mire nga te dhjete shkollat e mesme te Shqiperise,u ftuam ne Itali per te kaluar nje muaj te pushimeve verore,ne plazhin e Anzios dhe ne godinen madheshtore "Ital-cable"s qe na strehonte,kishim mundesi jo vetem te benim plazh por edhe te mereshim me ushtrime gjimnastikore e me lojra te ndryshme sportive.
Ishte fare e natyreshme qe nepermjete gjithe atyre studenteve,te sajohej nje skuader e shkelqyer futbolli.Nen treiningun e dy profesoreve te shquar:Prof.Alush Leshtanaku dhe prof.TRFAN Tershana u stervitem disa dite reshte.Qyteti i ANZIOS dhe ai i Nettunos na ftuan zyrtarishte qe te luanim me skuaderen e qyteteve te tyre .
Ndeshja e pare e beme ne qytetin e Anzios me 25 korrik 1937.U zhvillua nje loje e bukur,shumekorekte dhe teknike.Ndeshja perfundoje 3-1ne favore te skuaderes tone.Tedjelen tjeter lozemndeshjen e 2 mne Nettuno.Edhe atje fituam me rezultatin 1-0.Nuk e teproje te them se fituam simpatine dhe admirimin e te gjith spektatoreve italian.Tifoze shqipetar ishin vetem pjesa tjeter e njeqind nxenesve shqipetar.Kjo me te verte mund te quhej nje kombetare shqipetare me talente sportive qe me vone u dalluan ne sport-klub Tirana te Vllaznia tek Teuta Tek Skenderbeu. Aty ishin Halim Begeja Xhuxha,Deliallisi,Mema.dhe Selman Ndreu etj.
Nder te gjithe lojtaret kisha shoqeri e miqesi te vecante me Selman Ndreun.Per nje kohe te gjate e ruajtem dhe e kultivuam miqesine e viteve te shkolles.Lufta e percarje ideologjike e viteve1943-1944 na ndau plotesishte dhe na preu cdo kontaket ,ile edhe korespondencen.Ne kohene internimit Ndrete i kishin perqenderuar ne dy qendera te medha ne Lubonje te VLORES dhe Shtyllase te FIERIT .Kur rastesishte takoja ndonje Ndre ne Saver ose ne Gradishte u tregoja fotografine qe pe botojme ne gazete,nuk dinin te me thonin asnjegje......U deshe permbysja e komunizmit dhe fitorja e demokracise---jo per tu takuar me shokun tim te vjeter Selmanin--por,per te mesuar tragjrdin e tije.
Mendoj se Selman Ndreu,nje djale shume i pergatitur.intelektual i mire fillte dhe atedhetar sic eshte ne traditen e familjes se njohur NDREU meriton te perkujtohet me nderim te vecantit puna dhe vepera e ketij njeriu sa i talentua ,inelektual dhe fisnik.
Askushe nuk mund ta beje kete me mire sa Lazam Ndreu vellai i tij i vogel.Kur e takova u tregua shume i gateshem te me jepte cdo shpjegim qe me nevojiteshin.Vendosa ti bejenje lloje interviste:
__Zoti Lazam desha te dij dicka me te hollesishme per jete e SELMANIT.
___PO Selmani lindi ne Sllove ne vitin 1916.Filloren e kreu ne Inernatin "KASTRIOTI" TE Dibers ,ndersa shkollene mesme ne Normalen e Elbasanit .Mbasi sherbe per pake kohe si mesues ,shkoi ne Itali per studime universitare ne Firence.
Me shperthimin e luftese se 2 Boterore Babai(CEN ELEZI) e theret te kthehet ne atdhe dhe ai vendose te kethehet dhe vendoset ne Sllove.
_zoti Lazam c fare qenderimi ka mbajtur Selmani gjate luftes?.
___Kapitullimi i Italise dhe ardheja e gjermaneve ne Shqiperi e gjeten Selmanin NE SLLOVE prane familjese.NE mbarime te luftes ne vitin 1945 kethehet ne Tirane dhe vendose te meret me pune private Merr administrimin e Hotel K.ontinentalit sot Hotel DRINI
___Zoti LAZAM e dim se E Hoxha u prishe me familjen NDREU per arsyet qe tash me dihen!Kjo a ndikoje ne jeten e Selmanit me gjith se ai su perzie ne "luften partizane"
_Arma e sigurimit te shtetit u hodhe me gjithe terbimin e vet ndaj familjes sone .Egjithe familja u internua ne Berate.Pasuria etundeshme dhe ajo e pa tundeshme na u sekuestrua.Burrave qe mbeten pa u vrare nuk u mbeti rruge tjeter vec te aratisen .U e nje tentative qe nepermjete Maqedonise te kalojme ne GREQI....Por.. ata qe kishim per te na treguar rrugen ,ishim vete te sigurimit dhe na tradhetuan.Forcate kriminelit Hito CAKO po na ndiqnin KEMBA KEMBES nuk na linin me marr fryme. Nuk kishim rruge tjeter pasi jetonim ne mal dhe cdo ndihme na ishe prere,vendosem te dorezoheshim .
Kjo ndodhi ne korrike te vitit 1946.Kullat e Cen Elezit digjen mizorisht,gjithe pasuria iu sekuestrua dhe familja jone e madhe u internua per tu mos u kethyer kurre ne Sllove.Internim familjar pesoj familja jone .Familja e ELEZ ISUFIT SUF XHELILIT . U shkateruan shtepit dhe kullate ,pasuria dhe u gotit me dhune te eger influenca dhe respekti ne Diber dhe me gjere rruant per familjen tone.
Bilanci i ketij gjenocidi eshte rrenqethes .
-6 antare te kesaj familje te vrare e te pushkatuar
-20 burra te burgosur politikishte me dhjete vjet e lart
-12 djem per tishpetuar genocidit braktisen atdheun
-55 familje te internuara me nje kohe zgatje 1946 1991 qe kaluan neper kampet e Tepelenes.Lubonjes,Shtyllasit,Gradishtes etj
_zoti Lazam po SELMANI ne kete kohe?
_Sic thashe Edhe SELMANI u burgose.Ate nuk e mbajten ne Diber,por e sollen ne burgun e Tiranes,sepse ketu kishte personel me te kualifikuar e me kriminal per zhvillimin e hetimeve.Ate e kishte marre ne hetuesi Nevzat Haznedari e Skender Kosova edhe kriminel te tjer si keta.
Me shume se 18 muaj e mbajten te izoluar duke ushtruar mbi te turtura nga me cnjerezorenga me makaber. Akuzohej per organizaten e deputeteve per komplote kunder pushtetit "popullore"kryengritje te armatosur agjitacion dhe propagande etj etj.
Selmani nuk pranoj asnje akuze.
Natyrishte ,kembengulja e tij dhe vendosmeria do te pagueshin me turtura "speciale" .Eshoqja e tij qe ne ate kohe ishte ende e lire e qe iconte perdite ushqimin ne biruce ,tregonte se sa here qe i merte nderesat e Selmanit ato ishin te mbytura me gjak c ka do te thote qe trupi i tij kullonte gjak...
-----A u denua SEMANI?
PO!Mbas 3 vjet hetuesie, i akuzuar per organizim te bandave te armatosura dhe shume akuzash te tjera u denua me 10 vjet burg .pasi nuk kishte pranuar asnje akuze .
_Ku e kreu burgun?
_NE te gjithe Shqiperine; Ne Diber.Tirane ,Elbasan,Gjirokaster,Vlore dhe me ne fund ne Burrel.
Mungesa e ushqimeve, torturatdhe trajtimet e shpeshta neper biruca me lageshti te izolimit e bejne turbekuloz galopan
Me plotesimin e afatit "lirohet" duke e cuar drejt per se drejti ne Lubonje te Vlores.
_Ne kete kohe ku ishte e shoqja e tij.
_Ne burge ! Udenua per tentive arratisje...
_Si perfundoje Selmani.
_Ne inernim erdhi i semur pa shpres per te jetuardhe gjithe nje duke u keqesuar.Semundja ,merzija per gruan ne burge mungesa e gjerave me elementare per te jetuar,e cuan ne graden e fundit.
Vdekja po e kercenonte nga casti ne cast ,nuk kishte me shpetim.I masakruar i terorizuar ,i torturuar ,sa nuk mund te imagjinohet, nderon jete ne 1961 ne sanatoriumin e Tiranes ne ate shtepi te dhimbjes ,ne Sanatorium pothuajse i braktisur nga te gjithe .Pasi familja e tij e internuar ,nuk u la te ja merrte kufomen .
E varose komunalja..Me zi tani vone ,mundem te ja gjejme eshterat e tij.
__Ky pra eshte fundi tragjik i Selman Ndreut,ia tij djale qe nuk e mposhten as turturat,as skamja as burgjet as internimet ,por... vetem semundja e pameshirsheme .Selmani vdiq pa lene trashegimtar.

KY ARTIKULL ESHTE MARR NGA GAZETA "PATRIOTI " MAJ 1993 shkruar nga .
.dr LAZER RADI

Roli i fisnikërisë dibrane në historinë kombëtare dhe më gjerëNga: Dr. Laurant BICA

Natyrisht prezenca e fisnikërisë nuk është një fenomen thjesht shqiptar
në mesjetë, por mbarevropian e më gjerë botëror. Fisnikëria apo klasa drejtuese, kjo shtresë e shoqërisë shqiptare të mesjetës, përfshi dhe atë të një regjioni të caktuar, Dibrës, nuk binte më poshtë se ajo evropiane, ose më mirë të themi nuk dallohej aspak nga ajo, ishte në të njëjtat parametra, bile duke marrë parasysh që ishte pjesë e aristokracisë së Perandorisë Bizantine, e cila arriti majat e një qytetërimi të shkëlqyer në kulmet e saj; në shumë drejtime ia kalonte asaj evropianoperëndimore.

Kjo situatë vazhdoi edhe në shekujt osmanë. Ndërroi vetëm feja. Fisnikëria dibrane nuk i ka lënë asgjë mangët asaj evropiane, në sjelljen e saj mondane, në mikpritje, në veshje, në maniera, në pushimet e saj, në luksin e saj etj. etj. Familjet princërore shqiptare të mesjetës ishin lidhur direkt me oborrin bizantin dhe oborret më të shquar mbretërorë të Evropës perëndimore e qendrore, si me lidhjet martesore, dinastike, jepnin e merrnin vajza me Francën, Spanjën, Italinë, Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë, pa folur në Bizant. Një pjesë e tyre, si Arianitët etj., kishin lidhje direkt me oborrin perandorak bizantin.

Rrënja e atij regjioni të sotëm që quhet Maqedoni, e që dje është quajtur Vilajet i Manastirit, plus minus këto apo ato territore sipas ndryshimeve administrative të kohëve të ndryshme, është ajo që quhet Dibër e Madhe dhe Dibër e Vogël (pra dy Dibra), dhe rrënja e Dibrave është fisnikëria dibrane, apo ajo që do ta quaja dinastia, familja e madhe fisnike Gropaj, sipas emrit të fshatit nga rridhte, apo Çoku (Qoku) sipas mbiemrit të origjinës.

Familja princërore e Gropajve (apo Çokëve, e njëjta gjë) del që në vitin e largët 1218 (tetë shekuj përpara) në histori. Këtë e kemi nga një dokument i zbuluar nga Akademia e Shkencave e Berlinit, që flet për të dhe një nga prekursorët e saj Sevasti Andrea Gropa. (Titull i një ofiqari bizantin që vjen menjëherë pas perandorit). Rreth gjashtë dekada më vonë del prapë një Pal Gropa në vitet 1272-1273 në tentativa me Anzhuinët, i cili flet jo vetëm në emër të vet, por në krye të një grupi bujarësh shqiptarë.

Andrea Gropa tjetër më pas do të jetë dhëndër i Andrea Muzakës, i dinastisë tjetër princërore fqinje me ta, dhe së bashku do të mundnin Marko Kralin, njeri i mbretit serb Stefan Dushanit, dhe princi Muzakaj do tu bashkojë zotërimeve të veta Kosturin, ndërsa princi Gropaj do tu bashkojë feudeve të veta qytetin e Ohrit. Kjo në mesin e shekullit XIV. Stefan Dushani do ta linte kokën e vet duke kaluar lumin Devoll, zotërim i Muzakajve. Gropajt dhe Muzakajt, dy familje të fuqishme feudale të Shqipërisë lindore do të hynin në histori si armiq të betuar tradicionalë të serbëve, si antiserbë të deklaruar.

Më 1389, në krah të Teodor Korona Muzakës, do të luftonte dhe një fisnik Gropaj në betejën e famshme të Kosovës, të koalicionit ballkanik kundër invadorëve osmanë. Kështu do t'i shohim krah për krah Muzakajt e Gropajt në histori të pandarë nga njëri-tjetri. Zaharia Gropa do të ishte, si të thuash, në periudhën skënderbejane, mesin e shekullit XV, ministër i jashtëm i kryetrimit Skënderbe, do të shkonte me misione të caktuara në Itali, Romë, Venedik, Raguzë, dhe do të dallohej jo vetëm si diplomat, por do të ishte një ndër dy gjeneralët më të shquar të tij në betejat për 25 vjet rresht me osmanlinjtë.

Gropajt kanë qenë, suzerenë të Patriarkanës së Ohrit, përsa kohë ekzistoi ajo deri në vitin 1767, kur ajo u mbyll nga Patriarkana e Madhe e Kostandinopojës. Patriarkana e Ohrit ka qenë nën mbrojtjen dhe kontrollin e tyre, dhe në shumicën e saj patrikët e saj kanë qenë të gjakut shqiptar.

Pas vdekjes së Skënderbeut, me Gropajt u përsërit ajo që u ndodhi gjithë princërve shqiptarë. Një pjesë e mirë kaluan detin dhe u vendosën në Italinë e Jugut. Gjurmë të fisnikëve Gropaj gjejmë në një fshat arbëresh midis Brindisit e Barit, në Monteçiljone, ku çdo vit bëhet festivali e parada me veshjet e fisnikërisë shqiptare, si të Vrana Kontit, Muzakajve, Gropajve e të tjerë. I gjithë fshati, dhe ndonjë fshat arbëresh përreth, e mban veten se ka prejardhje fisnike. Një pjesë u islamizuan dhe ruajtën pronat, u bënë pashallarë në Ohër, Dibër, Strugë etj. Në fillim përdorën fenomenin e laramanisë, si kriptokristianë, dhe më pas u islamizuan plotësisht, por si besimtarë të sektit bektashi. Nuk është e rastit që Dibra dhe krahina përreth ka pothuajse barabar, në mos më tepër, teqe se sa xhami. Nuk është e rastit përhapja e bektashizmit në këtë shkallë në zonën e Dibrës.

Një krah i Gropajve apo Çokëve vazhdoi në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, aty ku vendosej fati i çdo gjëje, edhe i pronave të tyre, apo dhe i tërë Perandorisë. Nuk është e rastit që në shekullin XVI në Perëndim gjejmë një Papë i mbiquajtur Papa Çoka (apo Çoku), dhe po në këtë shekull, në apogjeun e supershtetit osman, gjejmë një kryeministër me origjinë nga bejlerët e pashallarët e Ohrit, Halil Pashë Ohri. Kjo familje princërore i mbijetoi kohërave si në Lindje ashtu dhe në Perëndim. Në vitet '40, '50, '60 të shekullit XIX Iljaz Pashë Dibra (Çoku-Gropaj) përmendet si hero kombëtar i shqiptarëve. Dibrës i ra për risk të luftojë kundër të gjithë fqinjëve grabitqarë, edhe bullgarë në lindje, edhe në verilindje në Toplicë, Nish, kundër serbëve, edhe në Thesali e Selanik kundër grekëve, por edhe kundër malazezëve.

Një nga ato që është në linjë direkt, në vijimësi, është fisi në fillim me mbiemrin Beqiri, e pastaj i shndërruar në Hajdaraga, nga familjet e parësisë së Dibrës. Po nga Çokët rrjedhin dhe këto katër oxhaqe të Dibrës: Në Dibër të Madhe ishte shtëpia e Hoxhollit; në Dibër të Poshtme ishin tre oxhaqe: ai i Agollëve në Dohoshisht, ai i Karahasanit në Brezhdan, dhe ai i Xhilagës në Deshat. Në shpalljen e Pavarësisë më 1912 Ohrin e Strugën i përfaqësuan Gropajt, Zyhdi Ohri (Çoku) dhe Xhemal Ohri (Çoku), bejlerë të Ohrit, fis i Hamdi Ohrit, si dhe Mustafa Barotçia. Në krah të Ismail Qemalit qenë dy fisnikë dibranë. Dy nënkryetarët e Kuvendit Kombëtar të Vlorës ishin Vehbi Agolli (Dibra) dhe Dom Nikollë Kaçorri, njëri hoxhë e tjetri prift, por të dy atdhetarë të kulluar. I pari nga oxhaku i Agollëve, rrjedhimisht, siç e kemi thënë më sipër, prapë ishin me rrënjë Çoku (Gropaj). Ai u zgjodh kryetar i Pleqësisë (Senatit) në Kuvendin e Vlorës. Pra, në Pavarësi ishin oxhakët e Shqipërisë që përfaqësonin popullin shqiptar. Ismail Qemali (Vlorajt), Murat Toptani (Toptanët, Topiajt), Zyhdi e Xhemal Ohri (Çoku), Vehbi Agolli (Çoku), Mithat Frashëri (Frashërllinjtë, Dukollarët), etj. etj. Kongresi i Triestes më 1913, ku mori pjesë dhe një Faik Konicë etj. figura eminente atdhetare, ishte vepër veç të tjerëve e atdhetarit Hamdi Ohri.

Në të njëjtën rrugë eci dhe i fundmi fisnik Gropaj. Në gjurmë të derës së vet fisnike ishte Mentor Çoku, djali i Hamdi Ohrit, që në Asamblenë Kombëtare të vitit 1943, ku ishte deputet i Strugës, deklaroi burrërisht se Shqipëria nuk e pranon pushtimin fashist. Ishte ideali kombëtar që në vitin 1944, në kohën e gjermanëve, kur këta u prishën me bullgarët dhe vendlindja e tij Ohri mbeti pa zot për pesë ditë rresht, e shtyu të fusë 10 vetë të armatosur të veshur me kostum kombëtar e qeleshe të bardha, të ngrenë flamurin shqiptar kuq e zi me shkabën dykrenore, për të treguar se Ohri është shqiptar, është Shqipëri. Për këtë ideal fisnik gjatë luftës ai mori dy plagë në trupin e tij. Ishte po ky ideal që më 1991, sikurse i ati tetë dekada më parë më 1913, të bëjë në Trieste me iniciativën e vet takimin Berisha-Nano, për të biseduar e gjetur "gjuhën" midis tyre në emër të së ardhmes së Shqipërisë…


___________

KRYENGRITJA DIBRANE E VITIT 1913

KRYENGRITJA SHQIPTARE E VJESHTËS SË VITIT 1913



Shkruan: Sheradin BERISHA



"Në Dibër , tabakhaneja, që ishte thertore bagëtish,u bë thertore njerëzish. Qytetit i vinte erë gjak njeriu, kudo mbretëronte pasiguria dhe një heshtje tmerri.” Haki Stërmilli

____________________________

Hyrje

Dhjetëvjeçari i dytë i shekullit XX padyshim se ishte ndër periudhat më të rënda që kaloi populli shqiptar gjatë historisë së tij. Dihet mirëfilli se Lufta e Parë Ballkanike(1912)solli ndryshime të mëdha në hapsirën gjeografike të Shqipërisë etnike, sepse shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, që përbënin”aleancën ballkanike”, pushtuan mëse gjysmën e territoreve etnike shqiptare. Këto shtete ortodokse, duke u bazuar në vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës, në dëmë të Shqipërisë, përfituan këto territore:

a) Serbia nga kjo luftë pushtoi 19 000 km�(Kosovë e Maqedoni), duke u zgjeruar në 82% territor, me një popullsi prej afro një milion shqiptarësh që përbëjnë rreth 55% të saj; b)Mali i Zi pushtoi 62% territor, ku jetonin 190 mijë shqiptar, gati po aq sa kishte vet shteti malazez; c)Bullgaria pushtoi 29% territor me rreth 3% popullsi shqiptare; d)Greqia pushtoi 68 % të Çamërisë ku jetonin 67 % popullsi shqiptare.

Krijimi i hartave të reja shtetërore në Ballkan, për shqiptarët ishte i papranueshëm, prandaj edhe qenë të detyruar që të mos e ndalojnë luftën, për çlirimin e Kosovës me viset tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë londineze. Pas përfundimit të luftës së parë ballkanike, drejtuesit e kryengritjes Shqiptare: Bajram Curri, Isa Boletini, Sadik Ramë-Gjurgjeviku, Elez Isufi, Sali Hoxha e shumë prijës të tjerë u detyruan të tërhiqen në Shqipëri dhe qysh në muajt shkurt-mars të vitit 1913, filluan përgaditjet për një kryengritje të re kundër pushtuesve serbo-malazez.

Qeveria serbe, ndonëse përmes bashkëpunëtorëve të vet, të sojit të Esat Pashë Toptanit, Arif Hiqmetit etj, përcillte këmba-këmbës çdo lëvizje të krerëve shqiptar, ajo me kohë përforcoi zonën kufitare. Në të vërtet trupat ushtarake serbe, as që ishin tërhequr në vijën kufitare të përcaktuar nga Konferenca e Londrës. Përkundrazi, brenda teritorit shqiptar, në mënyrë arbitrare kishte vendosur të ashtuquajturën”vijë strategjike”, në të cilën ngritën posta doganore, si:në Kukës, aty ku bashkohen Drini i Zi me Drinin e Bardhë, në Okushtan-Çermenik, në rrugën Elbasan-Dibër, në Qafë të Murit-në perëndim të Drinit të Zi përballë Dibrës dhe në Pogradec, për të siguruar kinse mbrojtjen nga sulmet e shqiptarëve.1 Qysh në fillim të vitit 1913, kur regjimi serb instaloi një administratë ushtarake në Kosovë e në treva tjera të pushtuara shqiptare, gjendja e popullatës shqiptare u përkeqësua në të gjitha segmentet e jetës.Shqiptarët jetonin në mjerim të thellë, vuanin për buk dhe gjësende tjera ushqimore. Gjithashtu ndaj shqiptarëve bëheshin ndjekje, persekutime e vrasje të pafajshme. Ndaj tyre pa farë hetimesh e as gjyqesh bëhej ekzekutimi i dënimit me vdekje, ndërkohë që as s´mund të flitet për të drejtat tjera më elementare njerëzore.

Më 16 gusht 1913 Isa Boletini nga Malësia e Gjakovës, i shkruan një letër Ismail Qemalit dhe me shqetësim i flet për mjerimin dhe urinë që ka pllakosur malësorët e Gjakovës dhe kërkon ndihmën e Qeverisë së Vlorës. Në letër pos tjerash thuhet: ”...çdo skutë e Malësisë, gurë, shkëmb, gjithandej është mbushur plot me emigrantë të mjerë, të cilët kanë ardhur në gjendje jo të lypin, por të vdesin. Nuk ka zemër që duron përpara vajtimit të këtyre bijëve të atdheut...”2 Andaj duke mbretëruar kjo gjendje atje, natyrshëm që në pranverë të vitit 1913 u shtua numri i çetave shçiptare në Kosovë e gjetiu dhe filluan përgaditjet për një kryengritje çlirimtare. Një tabllo realiste të gjendjes së rëndë në tokat e pushtuara shqiptare, na jep edhe socialdemokrati serb D.Tucoviqi në librin”Serbia dhe Shqipëria”. Ai theksonte: ”Kryengritja shqiptare e shtatorit, për shkak të së cilës Serbia u shtërngua të mobilizonjë përsëri afro tre divizione, është një shembull klasik që tregon se si shkaktohen luftrat koloniale. Okupimi i ushtrisë serbe shtrihej prej lindjes e deri në dyert e grykave dhe të qafëmaleve shqiptare. Ky okupim e ndau bujkun prej arës, bagëtinë prej kullosave, kopetë prej lugjeve, fshatin prej mullirit, blerësin e shitësin prej tregut, rrethinën prej qytetit, kurse tërë popullsinë malore prej qendrave ekonomike dhe drithoreve të saj. Shqiptari i andejshëm(i Shqipërisë londineze-Sh.B) nuk guxonte të shkelte më në tokën e tij që i kishte mbetë në këtë anë(në Kosovën e pushtuar-Sh.B). Të gjitha burimet e jetës iu prenë. Populli i dëshpruar dhe i uritur pa masë, së pari u lut të vijë lirisht në tregje. Por, kur iu ndalua edhe kjo, ndërmjet vdekjes nga uria dhe vdekjes nga plumbi, ai zgjodhi këtë të dytën(plumbin-Sh.B).3

Me qëllim të koordinimit të veprimtarisë çlirimtare, krerët e krahinave të pushtuara do të mbajnë kontakte edhe me Ismail Qemalin. Sipas një njoftimi të botuar në gazetën”Përlindja e Shqipnisë”, më 12 gusht 1913, Elez Isufi-udhëheqës i shquar i Dibrës, Ramadan Zaskoci nga Luma e Rexhep Bajraktari nga Hasi me shpurat e tyre, shkuan në Vlorë dhe u takuan e biseduan me kryetarin e Qeverisë së Përkohshme Ismail Qemalin,”...mbi gjendjen në malësi që përfaqësonin dhe mbi masat që duheshin marrë për të sunduar ato vise...sipas interesit të Shqipërisë. Tani të nderuar bajraktarë, thuhej në atë njoftim, -presin të ikurit e ushtrisë serbe prej atyre viseve që të mund të venë në vendin e tyre e të zgjerojnë kësisojë fushën e qeverisë...”Ismail Qemaili në emër të Qeverisë, në këtë takim, edhepse nuk kishte fuqi ushtarake e mjete financiare, u premtoi krerëve të Lumës, Dibrës e Hasit ndihmë për t´u çliruar nga pushtimi serb, por edhe i udhëzoi që, me t´u kthyer në krahinat e tyre, të organizonin kryengritjen kundër pushtuesve serb.4 Në fund të gushtit 1913 edhe Bajram Curri, Isa Boletini e Hasan Prishtina u ndodhën në Vlorë, ndërkohë që ky i fundit(në shtator) pranoi detyrën e ministrit në qeverinë e Vlorës.5

Si u zhvillua kryengritja e Dibrës?

Një rol të veçantë në organizimin e kryengritjes shqiptare luajtën Elez Isufi, Ramadan Zaskoci, Qazim Lika etj, të cilët gjatë verës 1913 e deri në gjysmën e parë të shtatorit u morën në mënyrë intenzive me përgaditjen e saj, ndërkohë që ky aktivitet ra shpejt në sy të pushtetit serb. Kështu, komandanti i garnizonit të Oroshit, kapiteni Vukotiq në mesin e qershorit 1913, i dërgonte një raport majorit Leovac në Lumë(në Vasije), me të cilin e njoftonte se ishte vënë në lidhje me disa mercenarë shqiptarë, të cilët mund të eliminonin këta krerë të rrezikshëm. Komanda serbe në Lumë, më 26 qershor 1913, për këtë informacion, vuri në dijeni komandën supreme në Kosovë, duke theksuar se:”Ndërprerja e veprimtarisë dhe e ndikimit të këtyre krerëve kishte rëndësi për pushtetin serb, jo vetëm për këto kohë të vështira, por edhe për të ardhmen”. Ndonëse, majori Leovac kishte kërkuar që për kokat e këtyre krerëve dhe shumë të tjerëve, të paguheshin nga 1000-1200 dinarë, në një përgjigje të nënshkruar më 8 korrik, nga Nikolla Pashiqi, ndër të tjera thuhet: ”Meqë njerëzit e përmendur janë të njohur si kriminelë...ndaj tyre duhet vepruar sipas ligjit. Në qoftë se duhen para, ato të merren nga kreditet ushtarake”.6



Elez Isufi

Gjithashtu më 24 gusht 1913, inspektori i policisë së Shkupit njoftonte komandën supreme serbe se Elez Isufi...gjendej në Dardhë dhe i ftonte shqiptarët për kryengritje. Prandaj propozonte shkatërrimin e fshatrave Reç, Dardhë, Kalis, prej nga vepronin të gjitha grupet e armatosura në Dibër e gjetiu. Së këndejmi, ai kërkonte që aradha e sigurimit në Zhirovnicë të përforcohej edhe me një çetë 7 për të eliminuar krerët shqiptarë.

Në historiografinë shqiptare deri më sot është thënë se kryengritja shqiptare e vitit 1913 ka filluar më 20 shtator në Dibër, ndërkohë që sipas një raporti të Kryetarit të Çarkut(naçallnikut) të Dibrës N.Çirkoviq, dërguar më 8 tetor 1913 Qeverisë serbe në Beograd, saktësohet se kryengritja ka filluar në fillim të shtatorit 1913.

T´i referohemi këtij raporti.

Naçallniku i Dibrës N.Çirkoviq në raportin e tij të gjatë, thotë se:”Më 1 shtator 1913, shqiptarët kishin filluar për t´i nxitur pararojet tona afër Pogradecit. Më 3 shtator në mes të pozitave dhe të fshatit Rinakaj, shqiptarët sulmuan patrullën serbe dhe me atë rast një ushtarë e varën dhe një e plagosën. Për këtë është lajmaruar inspektori në Shkup. Më 4 shtator është dhënë urdhëresa që të lëshohen pozitat e largëta dhe ushtria të tërhiqet afër kufirit të paraparë me Konferencën e Londrës. Më 5 shtator u bë proklamata e aneksimit të Dibrës...Më 7 shtator, një njësi e fortë shqiptare e kishte sulmuar pararojën serbe te ura e Arasit. Ajo e shpërndau atë dhe kishte kaluar në anën e djathtë të Lumit Dri(për këtë e kam lajmëruar inspektorin në Shkup). Më 8 shtator, shqiptarët me forca të mëdha e sulmuan Peshkopinë dhe atë sulm e morën në orën 6 të mëngjesit. Naçallniku i rrethit vërteton se në luftime ishin rreth 1200 shqiptarë... Prej Peshkopisë shqiptarët kryengritës janë orientuar në dy drejtime:njëri kah Dibra, ndërsa orientimi tjetër kah Zherovnica. Naçallniku i rrethit në ato rethana lajmëron se ai sulm ishte i tillë sa që ai s´ka mundur as teshat e veta për t´i veshur. Prandaj, në Peshkopi i ka mbetur e tërë arkiva me shifra... Njësia shqiptare që ka qenë në front kah Zherovnica aty-këtu i ka shkatërruar çetat tona(serbe), ndërsa në orën 8 në mbrëmje ishte në maje të Zherovnicës. Në Zherovnicë shqiptarët hyjnë në ora 9 të mëngjesit(e çliruan-Sh.B). Udhëheqësi i njësisë së tyre i drejtonte 300 veta. Me këto forca udhëhiqnin Maliq Kroqishta, ndërsa me 350 të tjerë udhëhiqte Alil Kaloshi prej Dibrës së Poshtme. Njësia tjetër që e ndiqte ushtrinë tonë në drejtim të Dibrës më 9 shtator 1913, në mëngjes ishte nja 10 km. larg prej Dibrës(për këtë e kam lajmëruar inspektorin në Shkup). Sipas marrëveshjes së lidhur me komandantin e Regjimentit XIX në Dibër, Dibra nuk ka guxuar të lëshohet pa luftë, prandaj unë menjëherë i kam dhënë disa udhëzime që në qytet të sigurohet rendi dhe së bashku më nënpunës të lëshohet qyteti vetëm atëherë kur ushtria të tërhiqet... Rreth orës 10 e 30 minuta(më 9 shtator-Sh.B) lufta zhvillohet në qytet, asisoji që plumbat kishin filluar të bien edhe në zyrën e naçallnikut. Në orën 11 paradreke ushtria kishte filluar të tërhiqet...Në anën tjetër,qëtetarët shqiptarë na sulmonin, si prej dritareve, ashtu edhe prej dyerëve, ashtu që nuk kemi mundur as sytë t´i hapim prej zjarrit të pushkëve dhe me vështirësi të madhe e kemi shpëtuar kokën. Aq ka pasur plumba saqë me rastin e hypjes në kalë, një plumb e ka goditur mbrojtësin dhe ai ka vdekur në vend... saktësisht në ora 12 në mesditë Dibra kishte rënë në duart e shqiptarëve.”

Më tutje në raport thuhet: ”Sipas të dhënave në ballë të kryengritësve shqiptarë ishin udhëheqësit: Elez Isufi dhe Mersim Dema si komandantë të përgjithshëm. Ndërsa si udhëheqës më të ulët kishin qenë:Selman Alia, Alil Kaloshi, Haxhi Lani Kaloshi. Është biseduar edhe për ardhjen e Isa Boletinit në Dibër, por askush nuk din asgjë për të, fakt ky që flet se nuk ka ardhur fare. Lidhur me këtë posa shqiptarët kishin hërë në qytet, një pjesë kishte mbetur aty, ndërsa pjesa tjetër e ka vazhduar luftën kundër ushtrisë sonë.”8 Atë ditë kryengritësit shqiptarë të drejtuar nga Elez Isufi dhe prijësit tjerë popullor:Sefedin Pustina, Selman Alia, Haxhi Llani Kaloshi, Isuf Xhelili, Mersim Dema, Iljaz Hoxha, Haziz Lila, Elez Koçi, sheh Sula, Dan Cami etj, organizuan sulmin e mëtejshëm të ndarë në disa kolona si në drejtim të Strugës e Ohrit, të Mavrovës e Gostivarit. Dhe nga betejat e një pasnjëshme luftëtarët shqiptarë çliruan:Gostivarin, Tetovën, Strugën, Ohrin..., ndërsa forcat serbe u tërhoqën me shpejtësi duke lënë 1000 ushtarë të vrarë, 300 ushtarë u zunë rob si dhe u kapën 12 topa e materiale tjera të shumta lutarake.9



Kryengritësit e Dibrës...

Pas çlirimit të këtyre krahinave shqiptare, kryengritësit ngritën administratën në qytete e fshatra. Naçallniku N.Çirkoviq në raportin e tij, dërguar autoriteteve qeveritare në Beograd thekson, se:”Me të hyrë të kryengritësve në qytet(Dibër-Sh.B) beglerët e këtushëm menjëherë e formuan qeverinë:Sefejdin Pustina, Rizah Begu, dhe Sheh Latifi, ku për kryetar të asaj qeverie është zgjedhur:Sejfedin Pustina.” Z.Çirkoviq tregon edhe për mirësjelljen e kryengritësve shqiptarë ndaj ushtarëve serb, të plagosurve dhe të zënë robër. Ai shkruan:”Shqiptarët menjëherë e rregulluan telefonin në mes të Peshkopisë dhe Dibrës, e vëjnë në përdorim aparatin që nuk përdoret në ushtrinë tonë. Menjëherë e themeluan spitalin dhe filluan për t´i shëruar të plagosurit tanë(serbët). Shqiptarët ndaj të plagosurve dhe të zënëve robër janë sjellë me një korrektësi humane...”10, ndërkohë që krejtë ndryshe do të sillen ushtarët serbë me popullsinë e pambrojtur shqiptare, me gratë dhe fëmijët, që i therën me bajoneta dhe i dogjën të gjallë në zjarr!!

Shtrirja e kryengritjes në krahinën e Lumës të Opojës dhe atë të Vërrinit

Pas kthimit nga Vlora, Ramadan Zaskoci së bashku me Qazim Likën, Sali Spahiun, Hoxhë Mehmetin, Ramadan Çejkun, Bajram Gjanën, Osman Litën, Dervish Bajraktarin, Sulë Elezin e patriotë të tjerë, në fillim të shtatorit 1913 në një mbledhje të”Dheut”të mbajtur në Shtiqën 11 të Lumës, vendosën të mobilizojnë popullin e Lumës për luftë kundër pushtuesve serbë. Kuvende mobilizuese u mbajtën edhe në krahinat tjera shqiptare të pushtuara.

Ndonëse kryengritja shqiptare nisi në Dibër..., në gjysmën e dytë të shtatorit 1913 ajo u shtri edhe në drejtim të Kalasë së Dodës për të vazhduar me shpejtësi në Lumë, në Gorë, Opojë-Vërri,deri në Prizren dhe në krahinën e Hasit, të Krasniqes e të Gashit deri në Gjakovë. Në këtë kohë kryengritësit shqiptarë kryesisht ishin përqëndruar dhe luftonin në fshatrat e Kalasë së Dodës, në Rrafshin e Lumës dhe në fshatrat e Gorës..., sepse forcat më të mëdha serbe pikërisht në këto vende ishin të dislokuara më së shumti. Ndërkaq sipas të dhënave nga dokumentet serbe, luftimet më të përgjakshme u zhvilluan në Vasije, pastaj në Kalis ku u asgjësuan disa reparte serbe. Prej këtu, mbeturinat e reparteve serbe u tërhoqën drejt Ujmishtit, ndërsa shumë ushtarë të regjimenteve X, XI e braktisën Lumën dhe u tërhoqën në drejtim të Vranishtit, kryeqendrës së atëhershme të Gorës.12 Pas një përleshjeje të furishme, kryengritësit lumjanë morën garnizonin serbë në Ujmisht dhe këtu, bëhet ndarja e tyre në dy krahë-kolona.

-Krahu i djathtë, kolona e parë e përbërë nga malësorë të fshatrave të Lumës:Bushtricë, Kalis, Kala e Dodës, Radomirë, Çajë...nën udhëheqjen e Qazim Likës, Cen Dacit, Idriz Zholja, molla Tofikut etj, mori drejtimin: Buzmadhe-Topojanë-Gorë(Vranisht)-Opojë-Vërri-Prizren.

-Ndërkaq krahu i majtë, kolona e dytë nën udhëheqjen e Ramadan Zaskocit, Osman Litës, Ramadan Çejkut, Sali Spahisë, Mustafë bej Deshatit, Haxhi Nokës, Riza Matit e të tjerë, sulmuan forcat tjera të armikut në Bicaj, Nangë, Shtiqën, Gostil, kapin bregun e majtë të lumit”Luma” dhe përfundimisht ia mësynë Kullës së Lumës(ku takohen dy Drinat), si një qendër e rëndësishme e garnizonit ushtarak të armikut.13

Sipas një lajmi të botuar në gazetën e kohës”Atdheu”, ”më 16 shtator 1913, kryengritësit e pushtojnë qytetin Luma(Kullën e Lumës). Një luftë e rreptë u bë afër atij qyteti. U morën masa të shpejta që t´i arrijnë e t´i përzënë shqiptarët”14. Pas marrjes së Kullë Lumës, kryengritësit lumjanë u vunë në ndjekje të forcave serbe, të cilat morën rrugën në drejtim të Zhurit për të përfunduar në Prizren, duke kaluar në tërthoren përgjatë Drinit të Bardhë.

Derisa krahu i majtë(kolona e dytë)i kryengritësve, duke i ndjekur mbaturinat serbe mori nën kontroll të gjitha fshatrat e tërthorës Përbreg-Gjegjën-Bardhoc-Morinë-Vërmicë-Zhur dhe ndaluan në fshatin Poslisht të Vërrinit, kryengritësit e krahut të djathtë të frontit-(kolona e parë), me luftime të përgjakshme përparuan me sukses drejt Buzmadhes, Topojanit, Novosejt, Shishtavecit dhe kapin Zapodin, Vranishtin, Restelicën, Dragashin e hyjnë në Opojë. Betejat më të përgjakshme u zhvilluan në shpatet lindore të Pikllimës(Koritnik), në rrethet e Breznes(pranë Hanit të Llapushnikut) e deri në Zhur e Billushë të Vërrinit. Në këto fushëbeteja, kryengritësve lumjanë iu bashkuan edhe qindra goranë, opojarë e vërrinas nën komandën e atdhetarit Nail Hyseni-Dani, si dhe një pjesë e luftëtarëve të krahut të majtë(kolonës së dytë) në krye me Ramadan Çejkun, Kadri Shahinin, Rasim Selmanin të cilët u ngjitën kodrës së Zbinecit... Në betejën e përgjakshme të zhvilluar te Hani i Lapushnikut u plagos rëndë Qazim Lika dhe”atë nga vija e luftës e tërhoqën tre goranë të Brodit dhe e dërguan në Spitalin e Selanikut për shërim. Ndërkohë që në krye të forcave kryengritëse të këtij krahu mbeti Nail Hyseni-Dani nga Rapça, i cili luftoi trimërisht kundër forcave serbe”.15

Në luftimet e fund shtatorit dhe fillim tetorit 1913, në fushëbeteja ranë dëshmorë edhe 20 luftëtarë shqiptarë:Kadri Shahini, Mustafë Cuni, Bajram Maliqi, Tafuz Allaraj, Mehmet Shpata, Ramadan Allaraj, Sali Karanxha, Shaban Tahiqi, Qerim Krasniqi, Murat Murati, Dajlan Basha, Vehip Beqiri etj,16 ndërsa forcat e armikut patën mbi 30 ushtarë të vrarë dhe shumë të plagosur.17 Për këto luftime kanë shkruar edhe diplomatë të huaj. Kështu konsulli austro-hungarez njoftonte qeverinë e tij në Vjenë me tel. shifër nr.28, datë 29.09.1913 se ”shqiptarët nën udhëheqjen e Qazim Likës, pas luftimesh të gjata, i kanë thyer serbët në Kolesjan, Vasije e deri afër Bicajt... e sot kanë arritur në Prizren afërsisht 50 serbë të plagosur”.18 Pra, Kryengritësit shqiptarë në këto beteja pasi dolën trimfues, repartet e mbetura serbe duke u tërhequr për Prizren, ia mundësuan atyre që të përqëndrohen në vijën frontale: Vlashnje(ura e Vlashnjes) – Poslisht - Billushë-Hoqë e Qytetit – Jeshkovë – Lybeçevë – Lez - Sharr..., ashtu sikurse në vjeshtën e vitit 1912.

Zgjerimi i kryengritjes në Malësinë e Gjakovës

Kryengritja shqiptare në fund të shtatorit u zgjerua edhe në Malësi të Gjakovës dhe drejtues të saj ishin: Bajram Curri, Sali Hoxha, Isa Boletini, Hysni Curri, Bajram Daklani etj. Bajram Curri me krerët tjerë pasi kthehet nga Shkodra, duke e ndjerë gjendjen e mjerueshme të popullatës në Malësinë e Gjakovës, e cila nga represioni serbë kishte braktisur vatrat e tyre, bënë thirrje për të kapur armët kundër pushtuesve serbë.

Dine Hoxha në krye të 13 mijë luftëtarëve përballë ushtrisë pushtuesve serbe


Dine Hoxha në krye të 13 mijë luftëtarëve përballë ushtrisë pushtuesve serbe
Alegoria e hollë dhe brilante e Dine Hoxhës, ka bërë të mundur që mbreti Zog t'i shpëtojë për mrekulli atentatit në Vjenë... Dhe konkretisht, ja si ka ndodhur, treguar nga goja e Isuf



Dine Hoxha Nr. 2

Atentati ndaj Mbretit në Vjenë

Si e shpëtoi Zogun, Dine Hoxha

Alegoria e hollë dhe brilante e Dine Hoxhës, ka bërë të mundur që mbreti Zog t'i shpëtojë për mrekulli atentatit në Vjenë... Dhe konkretisht, ja si ka ndodhur, treguar nga goja e Isuf Peçit, shofer i Ahmet Zogut. Në shtëpinë e Dine Hoxhës vjen Konsulli jugosllav, pikërisht në periudhën kur Zogu ndodhej në Vjenë për konsultë mjekësore. Me buzë në gaz, i huaji pyeti Dine Hoxhën: - Pas Zogut, kush do të jetë Mbret në Shqipëri? E Dine Hoxha, tepër i zgjuar, duke kuptuar gjithçka, flakë për flakë përgjigjet: - Pas Zogut, në Shqipëri nuk ka Mbret. Duke u ndarë ftohtë me Konsullin jugosllav, drejt Vjenës, Dine Hoxha nisi këtë telegram: "Ahmet Bej Zogut, Hotel "Imperial", Vjenë: "Paria e këtushme ka vendosur me therë kaun e madh. Mos i leni ta therin. Me shnet, Dine Hoxha!".

(Arkiva. Kujtime të Isuf Peçit, shofer i Ahmet Zogut)

"Letër. Fort i dashtuni, zotni Jashar Erebara! Po ju pyes për shëndetin e zotnisë tuej. Ka dashtë Allahu edhe na jemi mirë. Për sa më shkruejshi, ju faleminderit. Prefektura nuk interesohet për çështjen tonë. Ato rrogat i marrin rregullisht. Ne nuk jemi mësue me kotakçillëqe e për këtë kemi vendosë me dhanë dorëheqjen. Këtu kishte çrregullime të mëdha, në çdo pikëpamje. Prefekti ju thoshte katundarëve që martohuni pa kryer formalitetet ligjore. Veçanërisht ju lutemi, së bashku me zotin Dine Hoxha, që të keni mirësinë me ba mundimin deri në Ministrinë e Punëve Botnore me kërkue rezultatin që është dhënë për punëtorët (mjeshtrit) që kanë përgadit urën e Muhurrit, e cila është shumë e nevojshme për këto katunde.

Keni ba një sevap shumë të madh në plotësimin e kësaj çështje.

Zoti Dine Hoxha ju komunikon të falat e tij. Me nderime, Hashim Harkani.



-------------------------------------------------------------------


Ekskluzive/ Pjesa e dytë e studimit të Halil Ramës e Shaqir Skarës për patriotin Dine Hoxha, i cilësuar si "Filozofi popullor i Ahmet Zogut", jepen fragmente të jetës e aktivitetit të gjërë të këtij atdhetari, i lënë në harresë gjatë viteve të diktaturës jo vetëm se vinte nga një familje e njohur bajraktare, por se shërbeu për shumë vite si këshilltar në Oborrin e Mbretit.




(Vijon nga numri i kaluar)

Arkivat dhe dëshmitë tregojnë se këshillat e Dine Hoxhës për Zogun, kurdoherë kanë qenë të sakta dhe në të mirë të punëve. Ndërsa qëndresa e njohur e Hoxhës bashkë me patriotë të tjerë dibranë e më gjërë, ishte një nga faktorët e rëndësishëm për mbrojtjen e trojeve nga ushtria pushtuese serbe.

Miqësia me Elez Isufin

...Pas pak, Haliti kërkoi leje me dalë. Rrugës, Tafë Kaziu i tha Halitit:

- Na preu Elezi.- Dine Hoxha, që deri në këto momente veçse kishte heshtur, ia ktheu: - Mos u tremb, or Tafë Kaziu! Qitja fishekët pushkës, se Elez Isufi nuk ka pre ndonjë mik brenda.

Takimi me Elez Isufin, për Dine Hoxhën, është mëse i nevojshëm. Kjo qe krisja e majorit muhurrak me Esat Pashën. Divorcin përfundimisht do ta bënte para 13 qershorit 1920, kohë kur u vra Esat Pashë Toptani. Ishte koha kur krerët e Dibrës po përgatiteshin për kryengritjen e përgjithshme, e zgjuarsia, urtia e trimëria e Dine Hoxhës kërkohej me patjetër.

"Kohë e humbur për mua ajo që kam qëndruar larg Elez Isufit",- u thoshte Dineja shpesh fshatarëve të tij. Është trim dhe atdhetar, dhe askush nuk është i humbur kur rreshtohet në të njëjtën llogore me të. Kjo periudhë përkon dhe me miqësinë e re që lidhi Dine Hoxha me Elez Isufin.

Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës brenda një kohe shumë të shkurtër, kishte arritur rezultate të mëdha në përpjekjet për bashkimin kombëtar dhe administrimin e vendit. (Arkiva, "Lufta e Dibrës 1920" – B.Xhafa, faqe 46-47, 126)

Kryengritja e 1920-ës, Dine Hoxha në ballë

"Jo 13 000 veta, por edhe 13 milionë ushtarë po të keni, ne e kemi da mendjen me ba pushkë, se me duar në brez nuk do të rrimë!",- qe vendosmëria dibrane përballë pushtuesit, në gojën e Dine Hoxhës.

"Në korrik 1920, kur ishte duke vazhduar lufta e Vlorës, nënkolonel Ramiz Dibra, senatori i Dibrës, Ramiz Daci dhe Jashar Erebara shkojnë nga Tirana në Dibër. Bëhej një mbledhje në katundin Arras, ku morën pjesë të gjithë krerët e arratisur e jo të arratisur: Ramiz Dibra, Elez Isufi, Dine e Izet Maqellara, Ramiz Daci, Shaqir e Dine Dema, Dine Hoxha, Selim Noka, Murat Kaloshi, Dervish Lusha, etj., në të cilën bisedohet çështja e një aksioni kundër Jugosllavisë, pa u këshilluar me Qeverinë.

Qëllimi i këtij aksioni, ishte të detyrohej Jugosllavia të tërhiqej në kufijtë e 1913 dhe, përveç kësaj, të lirohej edhe Dibra thjesht shqiptare, përndryshe dibranët do të luftonin për këtë qëllim, njëlloj siç luftonin vlonjatët për Vlorën, mbasi për Dibrën nuk mendonte as Qeveria, as edhe viset e tjera të Shqipërisë. U bisedua mbi koordinimin e forcave në një shtab të përbashkët dhe u caktua Elez Isufi si Komandant i Përgjithshëm. U vendos data e kryengritjes dhe u caktuan sektorët e vendosjes së forcave. Dine Hoxha lajmëroi komandantin jugosllav që ta lironte Dibrën shqiptare, por ai iu përgjigj: "Kjo i është lënë Jugosllavisë dhe nuk e lirojmë. Në rast se sulmoni, dijeni mirë se do t'ju presim me armë. Ushtria ime përbëhet prej 13000 vetave". "Jo 13 000 veta, por edhe 13 milionë ushtarë po të keni, ne e kemi da mendjen me ba pushkë, se me duar në brez nuk do të rrimë!".

Përgjigjja flakë për flakë e Dine Hoxhës e hutoi për një çast komandantin jugosllav. "Më 18:20, në mëngjes, filloi kryengritja në Lugjapravë-Shumbat prej Sufë Xhelilit: tek Ura e Lushës, prej Dervish Lushës e Murat Kaloshit; në Cap të Brezhdanit, prej Dine Hoxhës; në Grykë të Vogël, prej Demajve e Dan Camit".

Ultimatumi për gjeneralin serb

Vetëm dy ditë na ndanin nga data 15 Gusht 1920, kur tek vendi i quajtur Ferra e Pashës u mbajt Kuvendi i Arrasit, një kuvend i madh burrash që nuk ishte mbajtur herë tjetër.

Në të nuk merrte pjesë vetëm paria e Dibrës, por dhe 700-800 burra të tjerë.

Banorët e zonës, kuvende të tilla kishin dëgjuar vetëm në legjenda.

Në Kuvend merrnin pjesë burrat e Dibrës ("Tigrat" e Dibrës - i quajti E.Durham): Ramiz Bej Dibra, Dine Bej Maqellara, Izet Bej Maqellara (bejlerët e Maqellarës), Ramiz Daci, Jashar Erebara, Ismail Strazimiri, Dine Hoxha (Hajredin Aga-Muhurri), Selman Alia (Fushë Alie), Selë Bajraktari (Arras), Selim Noka, Haxhi Noka (Grykë Nokë), Murat Kaloshi, Avdi Kaloshi, Sali e Selim Kaloshi (Sinë), Dan Cami, Selman e Hakik Mena (Bajraktari i Lurës), Llan Destani (Lukan), Kurt e Dik Spata (Grykë Nokë), Ali Tahiri (Pira-Muhurr) e shumë burra të tjerë me zë nga të gjitha trevat e Dibrës. Kishte përfaqësues nga Daci i Kalisit e Lita i Ploshtanit, por dhe nga paria e Matit. Kuvendi bashkoi malësorët luftëtarë dhe i dërgoi mesazhin gjeneralit serb. "Do të lini kokën në trojet tona!". ("Ballafaqime Politike", faqe 159 – S.Vllamasi)

Erdhi përballja e armatosur. Sipas burimeve serbe, numri i përgjithshëm i kryengritësve shqiptarë që kryen mësymjen mbi trupat jugosllave e mercenare më 13-15 gusht 1920, arrinte në 4000 vetë dhe ishin nën komandën e Ramiz Beut, Elez Isufit, Dine Hoxhës dhe Dine Beut (Maqellarë), kurse fshatarët vendas, të cilët ngriheshin në kryengritje me afrimin e kolonave kryengritëse, komandoheshin nga paria e tyre: Murat Kaloshi, Selim Noka, Musatafa Kurtishi, Serdar Feta Beu, etj. (AM, Skopje, Pov.br.730, 24.08.1920, Debar).

Këshilltari më i afërt i mbretit Zogu I

"Duhet secili nga ne me e vendos një gur në themelet e këtij shteti, se nesër brezat që do të vijnë, do të na urojnë. Ndryshe, mallkimi i tyre, edhe pse kemi vdekur, do të bjerë mbi ne",- i thoshte shpesh Dine Hoxha, parisë së Dibrës. Pas vitit 1920, gjendja politike në Shqipëri ishte disi e turbullt. Paritë e vendit dhe familjet e mëdha nuk vendosnin dot se nga të qëndronin.

Në dhjetor të vitit 1924 vritet Elez Isufi, një figurë shumë e njohur në Dibër dhe në gjithë Shqipërinë. Për Dibrën dhe dibranët, kjo ishte një humbje e madhe. Dine Hoxha do të shprehej: "Mos më vini re në qoftë se do të përlotem! E kisha më tepër se mik". (Arkiva e Muzeut Dibër).

Në këtë kohë, Ahmet Zogu ishte bërë faktor politik, ndërsa dibrani i urtë dhe i zgjuar Dine Hoxha i kishte ndjekur hap pas hapi lëvizjet e tij. Si përfundim, i dha besën e dibranit për të mos e "tradhtuar", veçse ditën kur do të mbyllte sytë njëherë e përgjithmonë. Për Ahmet Zogun, Major Dine Hoxha nuk ishte vetëm një ushtarak rezervë me përvojë, por dhe një këshilltar tepër i besuar.

Në vitin 1928, Shqipëria u shpall Monarki dhe Ahmet Zogu, Mbret i shqiptarëve. Ky nuk ishte vendim i një pjese të Parlamentit të atëhershëm, por dhe një miratim i shumë prej parive të vendit.

Paria e Dibrës e përkrahu pothuajse unanimisht vendimin e Parlamentit. Dine Hoxha mundohej tashmë të bindte edhe të lëkundurit në Dibër, se vetëm monarkia dhe Ahmet Zogu si monark mund ta bëjnë Shqipërinë shtet. Deri më tani, shqiptarët kishin vuajtur të kishin shtetin e tyre. Lidhjet e vjetra të tij me Ahmet Zogun u forcuan edhe më shumë.

Fjalëpeshë në Oborrin e Mbretit

Kështu, profesorit popullor të urtë e të zgjuar iu hap rruga për në Tiranë. Dine Hoxha do të ishte i pranishëm edhe në takimet e ngushta, edhe në drekat e darkat ceremoniale që shtronte Ahmet Zogu. Këshillat e tij, kishin vlerë të padiskutueshme në Pallatin Mbretëror. Falë zgjuarsisë, urtisë dhe alegorisë dibrane të përdorur me mjaft delikatesë, ai qe i aftë të përballonte situata të ndërlikuara, të zgjidhte konflikte dhe të parandalonte gjakderdhje. Këto veti dhe mjaft të tjera si këto e justifikonin besimin që kishte Ahmet Zogu për Dine Hoxhën...

"Ahmet Zogu e ka da mendjen me e ba Shqipninë shtet e ne shqiptarëve me na afrue sa ma shumë me Perëndimin. Ky është taman burrë kombi. Duhet secili nga ne me e vendos një gur në themelet e këtij shteti, se nesër brezat që do të vijnë, do të na urojnë. Ndryshe, mallkimi i tyre, edhe pse kemi vdekur, do të bjerë mbi ne",- i thoshte shpesh Dine Hoxha parisë së Dibrës.

Vendosmëria për të qëndruar krah Zogut dhe për t'u bërë një përkrahës kryesor i tij, ishte e lartë. Kjo dukej dhe nga puna bindëse që Dine Hoxha kishte bërë jo vetëm në Muhurr e Katër Grykët, por në gjithë zonën e Dibrës. Dashamirësit dhe mbështetësit e Monarkisë tashmë në Dibër ishin shtuar dhe të gjithë ishin të bindur se vetëm me Ahmet Zogun në Fronin Mbretëror, Dibra dhe dibranët mund të shikonin më tepër se dritarja e shtëpisë së tyre.

Shtypi i kohës, për rolin Dines në Oborrin Mbretëror

Në qoftë se gjatë regjimit të Ahmet Zogut, mjaft nga gazetat e pavarura shkruanin për njerëzit që i qëndronin pranë si "dallkaukët e kombit", "sahanlëpirësit", "servilët", "mjeranët e politikës", Dine Hoxhën nuk mundën ta etiketojnë si të tillë. Shumë nga faqet e shtypit të kohës, shkruanin me shumë rezerva për të. Vlerësimet ishin nga më të ndryshmet, si: "Dibrani mendjendritur", "Sokrati pa shkollë", "Mbreti këshillohet nga plaku i zgjuar i Dibrës", etj. Debati që në atë kohë Dine Hoxha bëri me Kontin Çiano, la mbresa jo vetëm tek të pranishmit, por zgjoi kureshtjen edhe tek të huajt. Njëlloj si atëherë, më 14 Gusht 1920, me Gjeneralin serb. Në një darkë që kishte shtruar për nder të tij, Ahmet Zogu pyeti:

- Or Dine, ne kemi luftue bashkë tek Shkalla e Deshëve. Unë të kam dashtë dhe ti më ke falur një nga trimat e t'u më të mirë që ke patur. A do të më thuesh në sytë e nanës teme, si burrat: A ke mendue ndonjëherë të më zash vendin?! - Po,- tha Dineja, - unë kam mendue për ty. Në qoftë se do të të shkulnin nga Tirana, unë do të merresha me shtëpinë time, do të bëhesha zot i shtëpisë time dhe do të merresha me qetë.

E ëma e Zogut u zemërua shumë dhe i foli ashpër të birit:

- Bir, shtizat nuk mund t'i fusin të tjerët! Dine Hoxha shpon malin dhe jo thasët. Dine Hoxha është ushtar i Shqipërisë, në vijë të parë, sa herë që të shkelë hasmi në trojet tona dhe është mbret i mbretërve, dhe rrin mbret në kullën e tij… - E dëgjon! - i tha Dineja Zogut. Mbretërit që tremben, nuk flenë rehat se mos iu marrin fronin, vdesin para kohe. Unë dëshiroj të rrosh. Dine Hoxha e Murat Kaloshi, kurrë nuk do të ta marrin fronin ty, por do ta forcojnë atë. Ahmet Zogu kishte idenë se Dine Hoxha e Murat Kaloshi shkonin keq me njëri-tjetrin dhe kur dëgjoi se Dine Hoxha e Murat Kaloshi ishin një "pendë qe" që mund të hapnin hulli edhe në shkëmb, u ngrit në këmbë e thirri me të madhe: - "Hej, bre, Dine, si nuk ma mësuet gjuhën e Nantë Maleve të Dibrës!".

- Gjuhën e Nëntë Maleve tona e ka dijtë baba yt dhe Hoxha i Stambollit, tek i cili falej vetë Sulltani, - u përgjigj Dineja. Më pas, filozofi popullor dibran i tha Mbretit:

- Më vjen keq, Madhëri, se më duket se nuk e din nga je.

Ti je nga kulla e Gjon Zogut, që e ka vendin midis Muhurrit e Sinjës, që edhe sot quhet Kulla e Zogut. Është vetë Skënderbeu që solli të parët e tu si sundimtarë të Matit, që të mbrohej Shkalla e Deshëve kur Dibra të binte në dorë të pushtuesit serb, që nuk ra kurrë. Dibra të pru Mbret dhe nuk e di se cilët bajloza do të vijnë ta marrin fronin që të kemi dhëne ne. Në qofsha gjallë, do vritem ballë për ballë me bajlozat.

- Dëgjo, or bir! - ndërhyri e ëma e Mbretit.- Qofsha a mos qofsha unë, Dibra nuk ka me e dorzue kurrë Shqipërinë. Dibra ka për derë Dine Hoxhën…



E vetmja pakënaqësi ndaj mbretit

Në kohën kur Ahmet Zogu do të martohej me Geraldinën, ai pyeti shumë vetë nga këshilltarët e tij.

Pyeti edhe Dine Hoxhën.

- Si thua ti, Dine, a ta marr për grua Princeshën hungareze?

Dineja nuk bëri zë.

E pyeti përsëri.

Dineja, më në fund, foli:

- Merre, or mbret, merre Geraldinën, por me atë ti do të lindësh një djalë dhe djali, kur të rritet, do të kërkojë dajat e vet! Merre, or Mbret! Dine Hoxha e paska të vështirë me të këshillue sot...


Som.....

U vendos data e kryengritjes dhe u caktuan sektorët e vendosjes së forcave. Dine Hoxha lajmëroi komandantin jugosllav që ta lironte Dibrën shqiptare, por ai iu përgjigj: "Kjo i është lënë Jugosllavisë dhe nuk e lirojmë. Në rast se sulmoni, dijeni mirë se do t'ju presim me armë. Ushtria ime përbëhet prej 13000 vetave". "Jo 13 000 veta, por edhe 13 milionë ushtarë po të keni, ne e kemi da mendjen me ba pushkë, se me duar në brez nuk do të rrimë!".

"Duhet secili nga ne me e vendos një gur në themelet e këtij shteti, se nesër brezat që do të vijnë, do të na urojnë. Ndryshe, mallkimi i tyre, edhe pse kemi vdekur, do të bjerë mbi ne",- i thoshte shpesh Dine Hoxha, parisë së Dibrës. Pas vitit 1920, gjendja politike në Shqipëri ishte disi e turbullt. Paritë e vendit dhe familjet e mëdha nuk vendosnin dot se nga të qëndronin.