Search This Blog

Saturday, July 24, 2010

Dibrani Ramadan Cilku


Dibrani 85-vjeç më se 6 dekada jeton dhe vepron palodhshëm në Rusinë e larget e të ftohtë.

“Kudo që të jetë, shqiptari i vërtetë, jeton me frymën e Mëmëdhesë”. – Ramadan Çilku
Nënkolonel, Ramadan Çilku është i lindur në Dibër të Madhe, më 5 janar 1924. Që nga rinia ka marrë pjesë aktive në luftë për çlirimin e Atdheut dhe bashkim kombëtar. Me devoçmëri ka kryer një varg aksionesh kundër analfabetizmit dhe përhapjes së kulturës shqipe në në ish R. e Maqedonisë. Në vitin 1946 ka vazhduar studimet në Fakultetin e Jeroslavles. Eshtë inxhiner në pension dhe merret me kultivimin e kulturës shqiptare ndër shqipatrët e Ukrahinës. Që nga viti 1946 jeton larg vendlindjes Dibres se dashur, Në Sant - Peterburg të Rusisë. Mban lidhje të rregullta me këtë komunitet, ndihmon klubin artistik ”Rilindja” në Karakurt dhe ndërmjetëson në botimin e literaturës për këtë komunitet. Kështu deri më tash i ka ndihmuar autorët e librit ”Shqiptarët e Ukrainës”, madej ” Antologjia e letërsisë shqipe ” në rusisht si dhe në përgatitjen për nxjerrjen e gazetës në gjuhën tonë të bukur e të ëmbël shqipe, me titull:”Shqiptarët në Ukrainës”.
Rastësisht, me rastin e vdekjes së kolegut tim dhe poetit - Besnik Kërluku, per të ngushëlluar familjarët e të ndjerit, Besnik, kish ardhur dhe z. Ramadan Çilku, mërgimtar në Rusi. Pas përshëndetjes rreciproke, m’u drejtua vëllai i Besnikut - Azizi, shoku im i ngushtë: - O Imi, a e njeh këtë zotëri të moshuar kurbetçar dibran, që ka ardhur sot këtu të na nderojë e e të na ngushullojë me rastin e vdekjes së vëllait tim-Besikut?!
- Jo, u përgjigja, Azis, por më duket se është dibran!
- Ky është zotëri Ramadan Çilku, i cili plot 64 vjet ka jetuar e vepruar shumë larg.

Dibrës së tij të dashur-në Rusi.-Në ato çaste s’u besova veshëve të mi, sepse, për herë të parë dëgjova se një dibran aq gjatë ka jetuar në mërgim dhe ku, në Rusi. Atëherë, z. Dançe, drejtpërsëdrejti, m’u drejtua:
- Mos jeni Ju djali i Arifit, vëllai i të ndjerit, Din Egriu, që ishte dhe shoku i vëllait tim, paoshtu të ndjerë, Ymerit dhe jetoni në Suedi? -Po, iu pergjigja unë, u habita në vitalitetin dhe memorinë e tij të fortë dhe isha kurreshtar që të mësoj diç më tepër rreth tij. Dolëm së bashku me z. Dançe, ashtu e thërrisnin shkurtimisht dibranët. Ai erdhi tek unë për vizitë në shtëpi dhe, me plot gëzim, më ofroi disa të dhëna e foto që i kish marrë me vedi.

Eshtë nipi i rilindasit - iliuministit, Sait Najdenit, alias Hoxhë Vokës, i cili, me abetaret e Shoqërisë së Stambollit 1879 dhe, me ato të Samiut 1886, në vitin 1888 hapi shkollën e parë shqipe në Dibër dhe, si mësojtore janë bërë podrumet diskrete për të mos u rrënë në sy armiqëve, rrëfen z. Ramadan.
Katër klasë të shkollës fillore i kreu në gjuhën serbo - kroate. Më 1939 largohet në Itali dhe pas një viti kthehet në Tiranë ku mëson për marangoz.Më 1941, në Dibër punoi si përkthyes në gjuhën italiane dhe i gjuhëve sllave.Më 1943 merr pjesë aktive në luftë kundër nazi-fashizmit, për çlirimin dhe bashkimin e trojeve tona të okupuara. Që atëherë kyçet në Batalionin vullnetar të Dibrës dhe më pas në Brigadën e katërt shqiptare, nën komadën e Nexhat e Qemal Agollit dhe Xhafer Kodrës. Ka luftuar në shumë beteja të pergjkashme, duke filluar nga Struga e Veleshta, Kërçovë e Dibër, Rekë, Gostivar, Shkup, Kumanovë, Preshevë e Bujanovc, Vranjë, Gjilan, Srem, Zagreb e deri në Bihaq. Ai, jo vetëm që ka qenë i plagosur nga granata, por ate e ka pëfshi dhe sëmundja e kolerës, ndaj, disa ditë ka qëndruar për shërim në një kishë të Zagrebit. Më 13 - 14 janar 1945, së bashku me Lirie Belishovën marrin pjesë në Kongresin e Dytë të Rinisë së ish Jugosllavisë, mbajtur në Beograd. Rreth përshtypjeve nga ai Kongres, ai deklaroi:
- Aty, në ate Konferencë kuptova se ne shqiptarët, që luftuam deri në Srem e Kroaci, për çlirimin dhe bashkimin e trojeve tona etnike, ishim të zhgënjyer. Mandej ç’ndoshi, me urdhër të Shtabit Suprem të saj, në dhjetor të vitit 1945, në ate të ftohtë e acar, më braktisën duke më dërguar si student ushtarak, në qytetin Ribinski, në qender të Rusisë.
Më 1946 vazhdon studimet në Fakultetin e Jeroslavës. Mandej, transferohet në qytetin Proskorov-Ukrainë, afër Livovit.
Viti 1948 – prishja e marrëdhënieve Rusi - ish Jugosllavi dhe mbyllja e rrugëve për rikthmin në vendlindje. Më 1950 merr gradën Toger e më vonë gradohet Nënkolonel. Më 1951, krijon familje, martohet dhe i lidin dy fëmijë - djalë e vajzë. Djalin e pagëzoi me emrin Edip, kurse vajzën - Yana. Nga viti 1971, me bashkëshorten e tij, e cila para pesë vjet, ka humbur të pamurit, jetojnë në San Petersburg dhe, në po atë vit, pas shërbimit në Armatën Sovjetike - pensionohet. Pas tre muaj fillon të punojë si inxhinier konstruktor në Institutin e Shkencave:”Elektrosilla”. Mban lidhje të rregullta me këtë komunitet, e ndihmon klubin artistik”Rilindja” në Karakurt dhe ndërmjetëson në botimin e letërsisë për këtë komunitet. Kështu deri më tash i ka ndihmuar autorët e librit ”Shqiptarët e Ukrainës”, madej ”Antologjia e letërsisë shqipe” në rusisht si dhe në përgatitjen për nxjerrjen e gazetës në gjuhën tonë të bukur e të ëmbël shqipe, me titull:”Shqiptarët në Ukrainë”.

Kultivues i kulturës shqiptare ndër shqiptarët e Ukrainës
Edhe pas daljes në pension, ai në formë permanente vepron në disa sfera:
a) - Si piktor, ka bërë shumë punime me piktura goblen dhe, në San – Peters ka hapur Ekspozitën e tij.
b) - Mbledhës i folklorit:-Ka mbledhur shumë aforizma, anekdota, kash e lash dhe, së shpejti do botohet libri i tij.
c) - Zbulues i fshatrave të banuara me shqiptarë, Odesë me rrethinë.
d) - Themelues i Ansamblit të Femrave Shqiptare “LULET” dhe
e) - Themelues i korrit të veteranëve.

KTHIMI NE DIBREN E MADHE
Pas 26 vitesh, në korrik të vitit 1971 skova per here të parë ta vizitoj Dibrën time të dashur. Rruga, nga Shkupi për Dibër më dukej shumë e gjatë dhe, në ato çaste më shpaloseshin kujtimet e luftës. U ndalëm që të pushojmë ca në Mavrovë dhe m’u kujtua motra e Filipit, bashkëluftëtarit tim - shqiptar, nga fshati Sencë, që gjëndet aty pranë, e cila më dhuroi si kujtim një palë çorapa leshi dhe sot e kesaj dite ia di për nder. Filluam të zbresim Grykës së Radikës tatëpjetë, aty ku, trimi ynë legjendar Gjergj Kastriot Skenderbeu zhvilloi betejat më të sukseshme kundër pushtetit osman.
Arrita në Dibër dhe, para shtëpisë së vëllaut tim të ndjerë-Ymerit, dhjetra e qindra familjarë, me buqeta lulesh në dorë dhe me perqafime e me lotë në sy më pritën dibranët. Një javë rrjesht, s’i besoja vetes sime se arrita në vendlindjen time dhe gjatë tërë kohës së qëndrmit tim në Dibër, nuk mundesha ta hap gojën e të flas shtruar rreth padrejtësive që na janë bërë ne shqiptarëve, duke qenë se agjentët e UDB-së na ndiqnin gjithmonë

UKRAINASI DIBRAN
Ky ukrainas dibran
e ka emrin Ramadan
me prejardhje ilirian
ka qëndruar si babaxhan
n’Ukrainë gjat’ ka jetue
ai nuk u asimilue
edhe Dibren s’e ka harrue
është shqiptar i vërtetë
të rrallë janë si ky në jetë
gjithë dibranët jan’ krenar
për qëndrimin e tij kombëtar
dinjitetin kurrë s’e ndërroi
shumë shqiptarë atje zbuloi.
Në Dibër me të bisedova
dhe tepër u emocionova
vlera të mëdha ai ka
për zbulimet që ka ba
pandërprerje dhe pa ia da
rreth kontributit që ushtron
ndaj këtë poezi e meriton
personat që janë si ai
për komb janë krenari
person i lartë ushtarak
dhe zemra i digjet flak’
një personalitet me vlerë
që është yrnek për të tjerë
dibranët që në diasporë janë
shembëlltyrë, Ty të kanë
- baca Ramadan!

(Demir Oboku, Dibër)


No comments:

Post a Comment