Search This Blog

Saturday, July 24, 2010

Mustafa Qemal Ataturku nga Stebleva e Dibres


Mustafai ka lindur me 11 mars të vitit 1881

.

I ati i tij quhej Riza. Llagapi i tyre ka qenë Conka. Tokat e Conkajve janë edhe sot ne Steblevë. I pari i tyre ka qenë Pirush Conka që ka emigruar në Selanik që në vitin 1861. Rizai ishte nëpunes me shpirt praktik veprimi dhe me mprehtësi e krenari te cilat ja trashegoi të birit, Mustafait.
Mësuesi i matematikës, edhe ai quhej Mustafa, vendosi që ta thërriste Mustafa Qemal (Mustafai i Shkëlqyer). Mustafai ishte djale i zgjuar por edhe disi i veçuar. Vendosmëria e tij e heshtur për tu bërë dikushi në jetë një ditë shpertheu edhe hapur:“Do të behem, do ta shihni së shpejti”.
Pas shkolles së mesme në Selanik, në vitin 1895 ai u regjistrua në Liceun Ushtarak të Manastirit. Manastiri në atë kohë ishte bërë qendër revoltash kunder Perandorisë Osmane. Së bashku me Fetiun, një shok nga Ohri mësonin anglisht dhe lexonin Volterin, Rusoin, Monteskjesne dhe Robespierin. Lexonte aq shume sa ja terhoqën vëmendjen se kjo ishte nje shkollë ushtarake dhe jo per letërsi. Mbas Liceut Ushtarak te Manastirit, më 13 mars 1899 mori udhën drejt Stambollit, ku u regjistrua në kursin e këmbësorisë të shkolles ushtarake.
Stambolli ky qytet i madh me kontraste të mëdha politike dhe ekonomike i bëri përshtypje të madhe dhe e forcoi akoma më shumë formimin e tij politik. Dikur ai i pat thënë një fisniku të huaj: “Nuk jam fisnik si ju, por kam dalë nga gjiri i një populli fisnik” (Revista “Bota e Re” Nr.7 Korcë, 1937).

Rrënjët e tij nga Stebleva e Dibrës

Pleqtë Vait Ereqi dhe Destan Bala nga Stebleva e Dibres tregojne se Mustafa Qemal Ataturku është biri i një nëne prej Sebishti ndërsa i jati i tij ka qenë nga Stebleva.
Ata janë larguar në emigrim në Selanik. Atje ka lindur Mustafa Qemali.
Tokat e tyre ne Steblevë janë edhe sot, Tokat e Conkajve poshtë malit Osojit. Vetem për të ndërtuar çezmen në vendin e quajtur Terzicë, Mustafai ka paguar me flori. Rrënjet e tij shqiptare prej fshatit Stebleve te Dibres i tregon edhe ngjarja që po ju tregojmë:
Një Steblevas nga Bandajt në Stamboll në një kafe vret prefektin e qytetit sepse ai shan Shqipërine. E denojne me vdekje. Një grup Steblevas shkojnë te Qemal Ataturku dhe kerkojnë që t’i falë jeten. Mustafa Qemali ka thënë: “Për ta vrarë nuk e vrasim, por jam i detyruar ta internoj”.

Mustafa Qemal Ataturku dhe Shqipëria

Mustafa Qemal Ataturkut, sekretari i solli për të firmosur një listë me emrat e disa shqiptarëve, që do të shpërnguleshin nga Turqia. Ataturku, pasi lexoi emrat, mori stilolapsin dhe në krye të listës vuri emrin e tij. -Zotëri, nuk e kuptoj, përse e vutë emrin tuaj në krye të listës, pyeti sekretari i habitur. -E vura, sepse i pari që duhet të shperngulet nga Turqia, duhet të jem unë, sepse edhe unë jam shqiptar, iu përgjigj Ataturku.

Shpërngulja nga Shqipëria

Ne vitin 1861 jane larguar nga Stebleva e Dibres 14 familje per ne Selanik, nder to edhe familja e Pirush Conkos dhe Vesel Kuçukut. Familja Kuçuku pas 40 vjetesh kthehet ne Shqiperi, por jo ne Stebleve, por ne Tirane, ku banojne edhe sot. Ushtaraku Halil Kuçuku (nje nga trashegimtaret) vazhdon te sherbeje ne rradhet e Forcave te Armatosura Shqiptare ne Ministrine e Mbrojtjes.
Ndersa familja e Pirush Conkos largohet nga Selaniku dhe vendoset ne Stamboll rreth vitit 1900. Nipi i itij Mustafa Qemali u be ushtarak i larte, gjeneral dhe me vone president i Turqise se Re. Ne vitin 1936 eshte zhvilluar ne Stebleve gjyqi per pronesine e truallit te Conkajve. Gjyqi me gjyqtare te ardhur nga Tirana degjoi deponimet e tre pleqve te fshatit, Vesel Kuçuku, Sadik Avda dhe Jonuz Disha. Vesel Kuçuku qe banonte ne ate kohe (1936) ne Tirane, pas kthimit nga Selaniku vertetoi se trualli ku eshte sot shtepia e Faslli Kuburit (nip tek dera e Conkajve) eshte trualli i Pirush Conkos, gjyshit te Qemal Ataturkut. Gjyqi u zhvillua ndemjet Jashar Lames dhe Faslli Kuburit dhe u fitua nga ky i fundit, pasi ky ishte nip tek Conkajt dhe i vetmi i afert qe kishte mbetur.

Takimi me Qemal Ataturkun dhe pohimi i tij mbi origjinen e tij

Ne vitin 1926 Dail Ereqi nga Gjinoveci dhe Xhel Agushi nga Stebleva, kurbetli dhe specialiste ndertimi ne Stamboll jane takuar rastesisht me Qemal Ataturkun. Ndersa po punonin per restaurimin e nje xhamie ata kane marre pergezimet e kryetarit te shtetit turk Qemal Ataturkut.
-Pune te mbare, o ustallare, i pershendet Qemali.
-Mbaresi e miresi paç, o njeri, ju pergjigjen me respekt, por pa e ditur se kush ishte por vetem duke e marre me mend sepse ishte i shoqeruar nga njerez qe e ruanin.
-Ju lumshin duart, qenkeni mjeshter te zot e duar arte. E paskeni bere me te mire se ç’ka qene para shkaterrimit nga lufta. Nga ju kemi?
-Nga Shqiperia, i pergjigjemi.
-Po nga çfare krahine? Pyeti prape ai.
-Jemi nga Golloborda, njeri nga Gjinoveci dhe tjetri nga Sebishti, ju pergjigjem, pasi u bindem se ai e njihte mire Shqiperine dhe pasi kishim marre komplimentat per punen e mire.
Ataturku nxorri nga xhepi nje bllok dhe na tha:
“Edhe une andej jam nga Stebleva. Gjyshi im me ka lene amanet aren e Conkajve, te cilen e shprehu maqedonisht ’Conkojca Ograda’ ”.
-A keni ndonje nevoje?
Ishte rasti per tu shprehur. Kishte ardhur e mira tek dera.
-Mbetem kurbetçinj, gjithe jeten pa familje, i thame.
Kaq u desh dhe na u be menjehere nenshtetesia turke dhe na u dha banese bile edhe me te mire se vete turqit.
!–[if !supportLineBreakNewLine]–>
!–[endif]–>
Ekspozite ne Tirane kushtuar Ataturkut
Ne vitin 1984, ne kuadrin e 60 vjetorit te formimit te shtetit te ri turk, u hap ne Pallatin e Kultures ne Tirane, nje ekspozite kushtuar Turqise moderne dhe arkitektit te ketij shteti modern Ataturkut. Edhe ne pemen e gjenezes se familjes se Qemal Ataturkut vertetohet origjina e tij shqiptare dhe vendlindja e tij ne Selanik. Ciceroni i ekspozites shtetas turk me origjine kosovare pohoi nen ze se Ataturku eshte me origjine nga Dibra e Shqiperise, tregon Ramazan Hoxha, autor i librit: ‘Stebleva, histori dhe figura’.

Shoqeria e babait te Qemal Stafes me Mustafa Qemalin (Ataturkun)

Garip Disha nga Stebleva tregon edhe per lidhjen e babait te Qemal Stafes (Hero i popullit) me Mustafa Qemalin (Ataturkun). Sic dihet babai i Qemal Stafes ka qene nga fshati Zabzun i Dibres. Edhe sot ekziston fisi Stafa ne Zabzun. Me vone familja e gjyshit te Qemalit shperngulet nga Zabzuni per ne Elbasan. Babai i Qemalit pas perfundimeve te studimeve emerohet ne kohen e Zogut nepunes ne Shkoder, ku lind edhe Qemal Stafa.
Mustafa Qemali ishte me origjine nga Stebleva e Dibres. Edhe sot egziston ara e Conkajve, prone e gjyshit te Mustafait dhe trualli i Faslli Kuburit, nipi i Mustafait.
I jati i Qemal Stafes dhe Mustafa Qemali kane mbaruar shkollen e larte ushtarake ne Stamboll. Ne shenje te miqesise se tyre i jati i Qemal Stafes ja vuri emrin djalit te tij Qemal sikurse shoku i tij Mustafa Qemali. Qemal ne turqisht do te thote i shkelqyer dhe babai i Qemal Stafes deshironte qe djali i ardhshem i tij te behej i shkelqyer, Qemal.

Simbolet ne emrin e tij

Nga emri i tij i tanishem Mustafa Qemal Ataturk, vetem emri Mustafa eshte emri i tij i vjeter. Qemal e ka marre per mbiemer per faktin se ishte qemal (kemal), turqisht do te thote i shkelqyeshem dhe me te vertete te gjitha studimet Mustafai i mbaroi shkelqyeshem, por kete emer ja dha mesuesi i tij i matematikes ne shkollen e mesme qe quhej edhe ai Mustafa, por qe kete nxenes e vleresonte kemal (te shkelqyer). Ataturk eshte emri apo pseudonimi qe i vuri populli turk pas revolucionit qe kreu ne dobi te Turqise moderne, pra i vune emrin baba i Turqise (Ataturk).
Mustafa Qemal Ataturku eshte i vetmi burre shteti, emrin e te cilit e mban rendi qe krijoi, sepse eshte themeluesi i Turqise moderne. Ai beri shnderrimin e Turqise nga Perandori ne Republike.
Doktrina filozofike e ideuar dhe e zbatuar shkelqyeshem nga Mustafa Qemal Ataturku eshte doktrine e se ardhmes.
Per Mustafa Qemalin kategorite “Liri” dhe “Pavaresi” qendrojne ne themel te veteqenies se popujve. Edhe sot ne cdo cep te Turqise do te shohesh thenien e tij lapidare dhe aktuale:
“Nje popull pa liri eshte i denuar me vdekje ose te zhduket”.
Ai vinte drejtesine mbi forcen, ndersa i kushtonte rendesi te dores se pare forces se brendshme te popullit. Ataturku ka qene mik i madh i Shqiperise dhe i popullit shqiptar. Ai eshte me origjine shqiptare (dibrane), lindur ne Selanik te Maqedonise Greke dhe edukuar ne shkollat ushtarake Turke te cilat do ta benin gjeneral dhe udheheqesin e Turqise moderne.
Ai nuk e mohonte kete fakt, perkundrazi duke qene i tille, ai ishte mik i te gjithe popujve


Marre nga gazeta “Rruga e Arberit”


No comments:

Post a Comment